Sanxhaku i Elbasanit

Sanxhaku i Elbasanit

Sanxhakut i Elbasanit (turqisht: İlbasan Sancağı) SANXHAKU I ELBASANIT (1864-1912). Në AQSH një vend të rëndësishëm përfaqësojnë dhe dokumentet e njësive administrative të viseve shqiptare gjatë sundimit osman. Me daljen në v. 1864 të rregullores për vilajetet (vilajet nizamnamesi) territoret osmane ndaheshin në vilajete (shih), sanxhage (shih), kaza (shih), nahije (shih) dhe karie (fshatra). Drejtuesit e tyre emëroheshin: vali, mytesarif (shih), kajmekam (shih) dhe muhtar (krye-plak i zgjedhur nga popullsia). Pavarësisht nga ndryshimet e thella dhe të shpeshta deri në v. 1912, trojet shqiptare mbetën vazhdimisht të ndara midis katër vilajeteve: vilajeti i Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës. Secili nga këto vilajete është i ndarë në sanxhakë, në kaza dhe nahijet në fshatra. S.E. bënte pjesë në vilajetin e Manastirit. Fondi S.E. në krahasim me fondet e sanxhaqeve të tjera, që ruhen në AQSH, është ndër fondet më të pasura me dokumente. Këto dokumente, fillojnë në v. 1868 dhe mbarojnë në v. 1912 përfshihen në 3615 dosje. Një pjesë e tyre i përbëhet nga vendime, procesverbale dhe udhëzime të Këshillit Administrativ të Sanxhakut, si dhe nga qarkore te Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Financave lidhur me organizimin e funksionimin e tij dhe të zyrave vartëse. Grup tjetër të rëndësishëm të këtij fondi përbën letërkëmbimi me vilajetin e Manastirit, Sanxhakun e Dibrës, Prizrenit, kazatë e Tiranës, Gramshit, Peqinit, Ohrit, mbi zgjedhjen e deputetëve shqiptarë në parlamentin osman, emërimin, transferimin, pushim nëpunësish në gjykata, zyrat kadastrore, financiare, për sigurimin e rendit publik, mobilizimin në ushtri. Në fond ruhet dhe një listë e personelit të vilajeteve, sanxhaqeve e kazave, si: Janinë, Gjirokastër, Leskovik, Konicë, Përmet, gjatë v. 1888-1889, ndryshimin e nahijeve në varësi të kazave, si kalimi i nahijes së Peqinit në varësi të kazasë së Kavajës. Administrata e S.E. në krahasim me sanxhaqet e tjera, i ka kushtuar rëndësi më të madhe zbatimit të rregullave administrative të letërkëmbimit të regjistrave të pronësisë, financës, të gjendjes civile, ruajtjes së dokumenteve zyrtare nga zjarri dhe grumbullimit të dokumenteve me vlerë historike.

Historia

Me vlerë janë dokumentet e zyrës së kadastrës për regjistrimin e gjithë llojeve të pronave në S.E. dhe vjeljen e taks- ave gjatë kryerjes së veprimeve të tyre. Këto të cilat dokumente përbëhen nga: a. Regjistra jokllama, daimi, regjistër i dhe regjistër i të ardhurave nga taksat për dronave të lëna peng si garanci për të dhjetat kryerjen e veprimeve kadastrore. b. Lista tokash të mbetura vakante. c. Dëshmi të këshillave të pleqësisë të fshatrave dhe të lagjeve, tapi të dhëna nga zyra e kadastrës dhe ilame të gjykatës së sherijes së Elbasanit për njohjen e së drejtës së zotërimit të pronave të ndryshme. Ndërmjet tyre janë tapitë e familjeve të mëdha të çifligjeve: si e Shefqet Vërlacit, Agif Pashë Biçakçiut, Dervish Biçakçiut. ç. Letërkëmbim i zyrës së kadastrës së Elbasanit me vilajetin e Manastirit, kazanë e Gramshit, Peqinit dhe zyrën e financës për emërim nëpunësish, për kryerjen veprimeve kadastrore të pengimeve dhe të shpengimeve, lejimin e personave të huaj për të blerë toka e për të ndërtuar brenda tyre shtëpi, shkolla, shtypshkronja, kisha etj. Në këtë letërkëmbim janë edhe disa dokumente të vilajetit të Manastirit drejtuar administratës të S.E për të bërë hetime mbi pasuritë që mund të kishin këtu kundërshtarët politikë, emrat e të cilëve ndodheshin në listë, sepse këtyre, sipas dekretit të Portës së Lartë u sekuestrohej pasuria. Midis emrave të shkruara janë dhe Ismail Qemali, Shahin Kolonja, Faik Konica dhe Lutfi efendi Elbasani. Dokumente të tjera si fragmente regjistri, fletore me shënime, lista, dëftesa, pasqyrojnë dhe shtrirjen e çifliqeve në këtë sanxhak, nëpërmjet blerjes dhe faljes, marrëdhëniet e çifligarëve dhe çifçinjve dhe detyrimet e këtyre të fundit ndaj tyre. Në fond ruhet dhe një rregullore për administrimin e pronave të jetimëve. Me mjaft vlerë janë edhe dokumentet lidhur me veprimtarinë financiare të S.E. Këto dokumente, të cilat përbëhen nga vendime, udhëzime, qarkore, letërkëmbime, kontrata, dëftesa dhe regjistra, pasqyrojnë të ardhurat e sanxhakut prej vjeljes së taksave të ndryshme dhe dhënies së tyre në sipërmarrje gjatë v. 1870-1912. Në këto dokumente jepen të dhëna për ngritjen e një fabrike duhani në Elbasan në v. 1882, zhvillimin e tregtisë së lëkurëve e opingave, projekte për shfrytëzimin e burimeve bujqësore, tregtare dhe industriale. Në Elbasan janë organizuar edhe panaire, veçanërisht të blegtorisë. Administrata osmane ka hasur edhe në qëndresën e popullsisë së Çermenikës, Mokrës, Shpatit (shih), Dumresë (shih) për mospagimin e taksave, moscarmatimin dhe për të mos kryer regjistrimin e popullsisë gjatë v. 1873-1892, për arsye mobilizimi në ushtri. Një grup tjetër i veçantë për këtë fond janë regjistrat e lindjeve, vdekjeve dhe të regjistrimit të popullsisë së lagjeve dhe fshatrave të S.E., të Kazasë së Gramshit dhe Peqinit. Data e fillimit të këtyre regjistrave është v. 1261(1845). Ky regjistër i përket regjistrimit të popullsisë myslimane me ngjyrë (jevgjëve) që banonin në qytet dhe në fshatra. Regjistri i dytë për nga data e hartimit është regjistri në të cilën është regjistruar popullsia e krishterë e S.E. në v. 1264(1848) dhe vazhdon deri në v. 1298 (1872). Ndodhen shënime lidhur me popullsinë e huaj të vendosur në qytet dhe të dhënies leje për kryerjen e veprimeve të zyrës së gjendjes civile: kurorëzime, divorce, korrigjim moshe, dhënie letërnjoftimi dhe transferim vendbanimi. Numri i përgjithshëm i regjistrave arrin në 25. Me interes janë dokumentet për hapjen e shkollave osmane (iptidaje dhe ruzhdie). Programet e tyre mësimore, emërim e lista mësuesish, pajisjen me tekste dhe kryerjen e shërbesave fetare. Ruhet dhe një dosje, e cila përmban orarin e mësimeve të shkollës Normale në v. 1909.

Demografia

Shekulli i 15-të

Në 1467 shumë të krishterë nga Shkupi, Ohri, Serres dhe Kosturi u deportuan me dhunë në Elbasan.[1]

Shekulli i 16-të

Në fillim të shekullit të 16-të sanxhaku i Elbasanit kishte më popullsinë më të dendur nga gjithë sanxhaqet e Perandorisë Osmane në Ballkan, me 5.65 per square kilometre (14.6/sq mi).[2] Mes 1520 dhe 1535 deri në 94,5% e popullsisë së Sanxhakut të Elbasanit ishin të krishterë.[3]

Shekulli i 17-të

Udhëtari osman Evliya Çelebi shkroi në 1670 se në Elbasan kishte 18 lagje me popullsi myslimane dhe 10 lagje të banuara me ortodoksë dhe katolikë. Ai gjithashtu shprehet se serbët, bullgarët dhe vojnikët (mercenarë osmane të krishterë) nuk kishin leje qëndrimi në Elbasan, përndryshe do vriteshin menjëherë sipas traditash të vjetra.[4] Gjuhën shqipe ishte gjuha e folur nga të gjithë banorët, shumica e të cilëve kishte edhe njohuri të avancuara të gjuhës turke. Tregtarët gjithashtu mund të flisnin greqisht dhe italisht.

Shekulli i 19-të

Sipas konsullit rus në Vilajetin e Manastirit, A. Rostkovski, i cili përgatiti një artikull statistikash, në vitin 1897, popullsia e sanxhakut të Elbasanit ishte 56,105: Myslimanët shqiptarë ishin 51,786, të krishterët shqiptarë ishin 3,319, dhe vllehët (arumunët) ishin 1,000.

Shekulli i 20-të

Në fillim të shekullit të 20 është vlerësuar se 15,000 ishte popullsia e Elbasanit, i cili atëherë ishte selia e një peshkopi ortodoks.[5] Në rajonin midis Elbasanit dhe Beratit kishte shumë fshatra të cilat deklaroheshin publikisht si myslimanë, por privatisht jetonin si të krishterë.[6]

Shqiptarët që jetojnë në Elbasan ishin toskë dhe, për shkak se Sanxhaku i Elbasanit, është parë si pjesë e sanxhaqeve që ishin pjesë e Toskërisë, së bashku me sanxhaqet e Gjirkastrës, Prevezës, Beratit, Janinës, Korcës dhe Manastirit.[7]

Referime

  1. ^ History of the Macedonian People, 2008, At the same time or nearly in 1467 the citizens from Skopje, ...were expa-triated to the Albanian city of Konjuh (Elbasan), which was constructedas a fortress to help the fighting against Skender-Bey. ... these Christians from Skopje as Elbasan's citizens appeared other families from Ohrid, Kastoria and Serres that were compulsorily moved into this city.. {citation}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Vranjski glasnik, Volumes 17-19. Narodni muzej u Vranju. 1984. fq. 26. Marrë më 1 gusht 2011. 1520....На Балканском полуострву само је Елбасански санџак имао већу густину живља (5,65)... In 1520... on Balkan peninsula only Elbasan sanjak had higher population density (5,65)... {cite book}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Zhelyazkova, Antonina (2000). "Albania and Albanian Identities". International Center for Minority Studies and Intercultural Relations. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2012. Marrë më 10 janar 2011. According to data published by Ö. Barkan, concerning the period of 1520–1535, the Christian population in the sancak of Elbasan ran up to 94.5 per cent. {cite web}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ 1670 Evliya Chelebi: Seyahatname - a Journey to Berat and Elbasan, 1670 {citation}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Raza, Moonis (1906). Geographical Dictionary Of The World In The Early 20th Century. Logos Press. fq. 588. Marrë më 31 korrik 2011. Elbassan, el-basvsan', a town of European Turkey, in Albania, 64 miles SE. of Scutari. It has numerous mosques and is the seat of a Greek bishop....Pop estimated at 15,000 {cite book}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Gawrych 2006, f. 27.
  7. ^ Gawrych 2006, f. 23.

Për lexim të mëtejshëm