Shapka
Shapka | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | Aves
|
Rendi: | Charadriiformes
|
Familja: | Scolopacidae
|
Gjinia: | Scolopax
|
Lloji: | S. rusticola
|
Emri binomial | |
Scolopax rusticola (Linnaeus, 1758)
|
Shapka (lat. Scolopax rusticola) është shpend shtegtar nga familja e shapkave. Në gjuhën shqipe njihet edhe si shepka, sheptorja, shepkorja, shaptorja, shapkorja, skjeptorja, pula e dushkut dhe pulëdushkaja.[1]
Gjatësia
33-35 cm, krahët e hapur: 55-65 cm.
Përshkrimi
Zakonisht i sheh kur bie muzgu, në kohën kur fluturojnë nga streha e tyre e fshehtë në pyll. Ushqehen në mbrëmje, ndërsa gjatë ditës qëndrojnë të qetë dhe të fshehur, përveçse kur moti është i ashpër. Ngjajnë me shapkën e ujit (Gallingo gallingo), por janë shumë më të mëdha në trup dhe më të rënda në peshë. Kanë sqep të fortë dhe vija të tërthorta e të errët nëpër kokë. Puplat janë një përzierje e bukur e ngjyrave kafe, e verdhë dhe gri. Kanë sy shumë të mëdhenj çka është e pazakontë për shpendët e tokës. Fluturimi i tyre është i shpejtë dhe i fuqishëm. Krahët i kanë të gjerë dhe me majë.
Përhapja dhe habitati
Jetojnë në pyje të lagësht, moçale të hapura, lëndina me shkurre, dushkaja, pyje të përziera, kanale dhe toka moçalore me shkurre të shpërndara. Foletë i kanë zakonisht në tokë.
Riprodhimi
Shumimi në rajon vërtetohet vetëm në raste sporadike.
Ushqimi
Kryesisht krimba.
Zëri
I ngjan zakonisht një fishkëllime të mprehtë.
Referime
- ^ Dhora, Dhimitër (2008). Fjalor i emrave të kafshëve të Shqipërisë (Emri shkencor – Shqip – Anglisht). Shkodër: Botimet “Camaj-Pipa”. ISBN 978-99956-02-61-1.