Vilajeti i Kosovës
Vilajeti i Shkupit më vonë i Kosovës ishte një ndarje administrative gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Krijimi i tij është bërë më 1868 i njohur si Vilajeti i Prizrenit ku e kishte edhe qendrën. Në këtë kohë vilajeti i Kosovës shtrihej në territoret e Kosovës së vitit 2000, sanxhakut të Dibrës, sanxhakut të Shkupit dhe sanxhakut të Nishit. Në veri dhe veri-lindje kufizohej me Serbinë, në jug-lindje me Maqedoninë, në jug me vilajetin e Manastirit, në jug-perëndim me vilajetin e Shkodrës, ndërsa në veri-perëndim me Malin e Zi dhe Bosnjën.
Historia
Vilajeti i Kosovës është themeluar si Vilajet i Prizrenit në 1868 dhe më pas si Vilajet i Kosoves në vitin 1877. Valiu i parë i vilajetit të Kosovës ka qenë Halil Rifat Pasha. Në përbërje të vilajetit të Kosovës kanë qenë 6 sanxhaqet - rrethet, të cilat i udhëhiqnin muttesarrifët apo kryetarët e rretheve. Në kuadër të sanxhaqeve kanë qenë kazatë, e në kuadër të kazave - nahijet. Vilajeti i Kosovës kufizohej në lindje me Bullgarinë, në perëndim me vilajetin e Shkodrës, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën, në veri me Serbinë dhe në jug me vilajetin e Manastirit dhe vilajetin e Selanikut. Vilajeti i Kosovës, duke filluar në lindje nga qyteti i Shtipit e deri në perëndim tek qyteti i Plevljes, përfshinte një territor shumë të gjerë gjeografik. Si kryeqytet i vilajetit të Kosovës ka qenë Prishtina prej vitit 1879 e gjer në vitin 1893, ndërsa prej vitit 1893 e gjer në vitin 1912 ka qenë Shkupi.[1] Para Luftës së Parë Ballkanike, thuhet se deri më tashti pak është ditur se cilët kombësi përbëjnë Perandorinë Osmane. Pasi ceken të gjithë popujt që përbëjnë Perandorinë Osmane ku numërohen ndër të tjerë turqit, turkomanët, arabët, grekët, bullgarët, kurdët, armenët, shqiptarët, serbët, kozakët, izraelitët, cincarët, vllahët, çerkezët, romët, sirianët, latinët e popuj të tjerë, në këtë kontekst shtrohet çeshtja se, si do të mbetet përbërja etnike para dhe pas Luftës së Parë Ballkanike.
Statistikat në dokumentin flet për popullatën serbe në Perandorinë Osmane qet në pah se serbët ishin shumë pak në numër dhe se ata nuk kishin pasur synime për t’iu bashkëngjitur Mbretërisë së Serbisë. Por çfarë flet ky dokument për shqiptarët? Sipas këtij dokumenti, shqiptarët dallohen shumë nga popujt tjerë që jetojnë nën Perandorinë Osmane edhe sa i përket aspektit etnologjik, por edhe atij demografik. Shqiptarët ndahen në gegë Vilajeti i Kosoves dhe Shkodres, që jetojnë në veri dhe në toskë që jetojnë në mes dhe përbëjnë një popullatë prej 1.5 milion (një milion e gjysmë) dhe tri të katërtat e tyre i përkasin fesë myslimane, 200.000 prej tyre janë katolikë romanë dhe të tjerët janë krishterë ortodoks. Popullata shqiptare ka qenë shumicë në trojet që ishin të sajat, por që pas Luftërave Ballkanike dhe terrorit që është ushtruar ata kishin rënë nën sundimin e Serbisë pas vitit 1912.[2]
-
Vilajet i Kosovës 1877
-
1881–1913
-
Sanxhaku i Kosoves
Demografia
Në vilajetin e Kosovës jetonin kryesisht shqiptarët, turqit dhe boshnjakët, si myslimanë shumicë, si dhe me pakicë bullgarët, serbët, grekët, vllehtë, si të krishterë. Në vitin 1893 kishte gjithsej 847.419 banorë, prej të cilëve 507.800 myslimanë dhe 340.339 të krishterë.[1]
Struktura e popullsisë brenda kufirit të vilajetit me kalimin e kohës e sidomos pas luftrave ballkanike pësoi ndryshime të mëdha. Kështu më 1921 në hapsirën e ish vilajetit popullsia përbëhej nga shumica shqiptare si dhe nga një numër serbësh dhe maqedonas. Numri i banorëve në vitin 1921 ishte 490 500 frymë, ku 62,0 % e kësaj popullsi përbëhej nga shqiptarët, 26,7 % serbët dhe 3,9 % turqit.[nevojitet citimi]
Administrimi
Nën administrimin e Vilajetit të Kosovës hynin disa sanxhaqe si:
- Sanxhaku i Shkupit : kazaja Shkup, Kumanovë, Kaçanik, Shtip, Radovish, Koçan, Kratovë, Peçevë, Egri-Palankë.
- Sanxhaku i Prizrenit : kazaja Prizren, Rahovec, Lumë, Tetovë.
- Sanxhaku i Pejës : kazaja Pejë, Gjakovë, Guci, Beranë, Tërgovishtë.
- Sanxhaku i Prishtinës : kazaja Prishtinë, Mitrovicë, Vuçitërnë, Gjilan, Preshevë.
- Sanxhaku i Pazarit të Ri : kazaja Pazari i Ri, Senicë, Kolashin, Akovë, Novi Varoshi, Prepoljë.
Administratorët zyrtarë | ||
periudha | amdiministratori | lindi - vdiq më: |
Vilajeti i Prizrenit | ||
qershor 1869 - janarar 1871 | Ismail Rahmi Pasha Tepedelenlizade | 1806 - 1875 |
janarar 1871 - nëntor 1871 | Safvet Pasha Tatar | - 1895 |
nëntor 1871 - gusht 1872 | Galib Pasha Sari | |
gusht 1872 - prill 1873 | Abdurrahman Nureddin Pasha | 1836 - 1912 |
prill 1873 - Maj 1873 | Mehmed Aqif Pasha Arnavud Kalkandelenli | 1822 - 1893 |
Maj 1873 - prill 1874 | Hysejn Hysni Pasha | - 1877 |
1874 - 1877 | .... | |
Vilajeti i Kosovës | ||
Shkur 1877 - qershor 1878 | Halil Rifat Pasha | 1827 - 1901 |
qershor 1878 - dhjetor 1879 | Mehmed Nazif Pasha Manastirli | 1832 - 1889 |
dhjetor 1879 - gusht 1880 | Hysejn Fiqri Pasha | - 1888 |
gusht 1880 - qershor 1881 | Osman Nuri Pasha Potirikli | |
qershor 1881 - korrik 1883 | Ahmed Hifzi Pasha | 1832 - 1900 |
korrik 1883 - tetor 1885 | Abdi Pasha | |
tetor 1885 - tetor 1889 | Mehmed Faik Pasha Selanikli | 1838 - 1908 |
tetor 1889 - dhjetor 1890 | Ahmed Ejub Pasha | 1833 - 1894 |
dhjetor 1890 - qershor 1891 | Abdylkadir Qemali Pasha | - 1892 |
qershor 1891 - korrik 1892 | Mehmed Shaqir Pasha | - 1898 |
korrik 1892 - dhjetor 1893 | Edhem Pasha | |
dhjetor 1893 - prill 1900 | Hafiz Mehmed Pasha Erzurumlu (I-ra) | 1847 - 1903 |
prill 1900 - janar 1903 | Mehmed Reshad Beu | |
janar 1903 - prill 1903 | Hafiz Mehmed Pasha Erzurumlu (II-ta) | 1847 - 1903 |
prill 1903 - prill 1905 | Shaqir Pasha | |
prill 1905 - gusht 1908 | Mahmud Shevqet Pasha | 1856 - 1913 |
gusht 1908 - maj 1909 | Mehmed Hadi Pasha Bagdadli | 1861 - 1932 |
Maj 1909 - gusht 1909 | Hysejn Hysni Pasha | 1856 - 1926 |
gusht 1909 - nëntor 1910 | Ali Mazhar Beu | |
nëntor 1910 - nëntor 1911 | Halil Beu | |
nëntor 1911 - gusht 1912 | Mazhar Beu | |
gusht 1912 | Ali Galib Pasha Mystedami | 1863 - 1918 |
Shiko dhe këtë
- Lidhja e Prizrenit
- Pashallëku i Beogradit
- Doktrina e shenjt serbe
- Kosova nën Perandorinë Osmane
- Reforma agrare dhe kolonizimi i Kosovës
- Lokalitete Shqiptare në Principatën serbe (1817-1865)
- Vilajeti i Kosovës më 1878-1912 nga Shukri Rahimi
- Regjistri turk i vitit 1485* - nga Prof. As. Dr. David Luka
- ^ a b Faik Miftari në revistën DITURIA ISLAME: Salnametë (Vjetarët) e Vilajetit të Kosovës. Nr.218, Fq.42 - KBI e Kosovës - Prishtinë, shtypi Koha - 2007 Prishtinë; PDF në internet[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ Dokumentet franceze: Ja sa shqiptarë e sa serbë pati në Perandorinë Osmane para Luftës së Parë Ballkanike-[1]