Gjuha_perse

Persishtja
Farsishtja
فارسی (fārsī)
Shqiptimi[fɒːɾˈsiː]
Vendase përIranin, Afganistanin, Taxhikistanin, Uzbekistanin
RajoniAzia Perëndimore e Qëndrore
FolësitAmtarë: 81 milionë
Total: 130 milionë[1]
Familje gjuhësore
Indo-evropiane
  • Indo-Iraniane
    • Iraniane
      • Iraniane Perëndimore
        • Iraniane Jugperëndimore
          • Persishtja
Format standarde
  • Persishtja Iraniane
  • Dari
  • Taxhik
Kodet gjuhësore
ISO 639-3fas
Zona me numër domethënës njerëzish që kanë si gjuhë amtare Persishten

Gjuha perse, persishtja ose farsishtja (فارسی Fārsī) është një gjuhë Iraniane që flitet në Iran, Afganistan, Taxhikistan dhe Uzbekistan. Është gjuha më e folur Iraniane, pjesë e familjes së madhe të gjuhëve Indo-Evropiane. Është e shkruar zyrtarisht në Iran e Afganistan me alfabetin Pers të prejardhur nga shkrimi Arab, dhe e shkruar në Taxhikistan me alfabetin Taxhik të prejardhur nga alfabeti Cirilik.

Është e klasifikuar si vazhdim i persishtes së mesme, gjuhës zyrtare dhe letrare të Perandorisë Sasanide, vetë një vazhdim i persishtes së vjetër, gjuha e Perandorisë Akemenide. Gjuha perse është gjuhë pluricentrike (me disa forma të standartizuara) dhe gramatika e saj është e ngjashme me shumë gjuhët e sotme Evropiane.

Me një histori të gjatë para Islamit (kur ishte persishte e mesme), persishtja ishte gjuha e parë në botën Islame që e theu monopolinë e arabishtes në letërsi. Kështu u popullarizua persishtja në shkrimin e poezisë në botën islamike. Persishtja përdorej si gjuhë burokracie në këshillat e Perandorisë Osmane, Perandorisë Mogule e shtete të tjera myslimanë. Ka patur një influencë të madhe në gjuhët gjeografikisht të afërme si gjuhët e tjera Iraniane, gjuhët Turqike, Armenishten, Gjeorgjishten e gjuhët Indo-Ariane.

Klasifikimi

Persishtja është pjesë e grupit Iranian Perëndimor të gjuhëve Iraniane, të cilat përbëjnë një degë të gjuhëve Indo-Evropiane në nënndarjen Indo-Iraniane. Gjuhët Perëndimore Iraniane vetë janë të ndara në dy nëngrupe: gjuhët Jugperëndimore Iraniane, në të cilat Persishtja është gjuha më e folur, dhe gjuhët Veriperëndimore Iraniane, në të cilat Kurdishtja dhe Baloçishtja janë gjuhët më të folura.[2]

Historia

Përgjithësisht, gjuhët Iraniane ndahen në tre periudha: periudha e vjetër, e mesme dhe e re (moderne). Këto korrespondojnë me tre periudhat historike të historisë Iraniane; epoka e vjetër ishte nga koha e Perandorisë Akamenide (400–300 p.e.s.), epoka e mesme ishte rreth kohës së Perandorisë Sasanide, dhe epoka e re është periudha më pas deri në ditët e sotme.

Persishtja e vjetër

Persishtja e vjetër është e dëshmuar gjatë periudhës së Perandorisë Akamenide, si gjuhë e shkruar në mbishkrime perandorake.

Mbishkrim i persishtes së vjetër shkruar me kuneiform pers në Persepojë, Iran




Persishtja e mesme

Persishtja e mesme përshkruan gjuhën perse gjatë periudhës mesjetare. Shumë letërsi perse u krijua pas pushtimeve myslimane, si Shahnameja e poetit Ferdousi.

Një nga faqet e Shahnamesë

Persishtja moderne

Gjatë shekullit të 19-të, dialekti i folur në Teheran u rrit në prestigj.







Shih edhe


Preview of references

  1. ^ Windfuhr, Gernot: The Iranian Languages, Routledge 2009, p. 418.
  2. ^ Windfuhr, Gernot (1987). Comrie, Berard (red.). The World's Major Languages (në anglisht). Oxford: Oxford University Press. fq. 523–546. ISBN 978-0-19-506511-4.