Trekëndëshi kënddrejtë

Trekëndëshi kënddrejtë

Trekëndëshi kënddrejtë është një trekëndësh që e ka njëri prej këndeve 90°.

Në një trekëndësh kënddrejtë:

  • brinja përballë këndit të drejtë quhet hipotenuzë
  • dy brinjët e tjera quhen katete

Sipërfaqja

Si me çdo trekëndësh, sipërfaqja është e barabartë me gjysmën e bazës shumëzuar me lartësinë përkatëse.

Në një trekëndësh kënddrejtë mund të mendohet si gjysma e një drejtkëndëshi me brinjë a dhe b (c do të ishte diagonalja e tij), pra sipërfaqja e një trekëndëshi kënddrejtë është gjysma e produktit të dy kateteve. Si formulë sipërfaqja e trekëndëshit kënddrejt është:

ku a dhe b janë katetet e trekëndëshit.

Teorema e Pitagorës

Në matematikë, teorema e Pitagorës, është një lidhje themelore në gjeometrinë Euklidiane midis tre brinjëve të një trekëndëshi kënddrejtë. Ai thotë se sipërfaqja e katrorit, brinja e të cilit është hipotenuza c është e barabartë me shumën e sipërfaqeve të katrorëve në dy katetet a dhe b. Kjo teoremë mund të shkruhet si një ekuacion që lidh gjatësitë e brinjëve a, b dhe c, i quajtur ekuacioni i Pitagorës:

Lidhje të jashtme