A.C. Milan

AC Milan
Emri i plotëAssociazione Calcio Milan S.p.A.
Pseudonimi(et)i Rossoneri (Kuq e Zinjtë)
il Diavolo (Djalli)
Casciavit (lombard për: Kaçavidë)
Themeluardhjetor 1899, 16; 124 vite më parë (16-12-1899)
StadiumiSan Siro
Kapaciteti80,018
PronariRedBird Capital Partners
PresidentiPaolo Scaroni
TrajneriStefano Pioli
LigaSerie A
2022–23Serie A, Vendi 4të
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Associazione Calcio Milan, të cilit zakonisht i referohet vetëm si A.C. Milan ose thjesht Milan, është skuadër profesionale futbolli, italiane e bazuar në Milano, Lombardia, Itali, që garon në Serie A. Milani është themeluar në vitin 1899 nga dantella bërësi anglez, Herbert Kilpin dhe biznesmeni Alfred Edwards mbi të gjitha. Skuadra e ka kaluar të gjithë historinë e saj, përveç sezoneve 1980-81 dhe 1982-83, në ligën më të lartë futbollin italian, e njohur si Serie A që nga sezoni 1929–30.[1][2]

Ata janë një nga skuadrat më të suksesshme në futbollin botëror sa u përket trofeve ndërkombëtar se bashku me Boca Juniorsin dhe Independienten me nga 18 tituj zyrtar të njohur nga UEFA dhe FIFA, pas Realit të Madridit (27 trofej) dhe Al Ahlyt (21 trofej). Milani e ka fituar Kupën e Kampionëve/UEFA Champions League në shtatë raste, duke ngelur vetëm pas Realit të Madridit. Ata gjithashtu e kanë fituar UEFA Super Cup me një rekord prej pesë herësh si dhe Kupën e Fituesit të Kupës UEFA dy herë. Milani e ka fituar çdo kompeticion të madh në të cilin ka garuar, me përjashtim të UEFA Europa League (në këtë kompeticion ata kanë humbur dy gjysmëfinale në vitet 1972 dhe në 2002) dhe janë eleminuar në disa raste për shembull ai i vitit 2018. Brenda në Itali, me 18 tituj të ligës, Milani është një nga skuadrat më të suksesshme në Serie A së bashku me Interin (19 tituj), pas Juventusit (37 tituj). Për më tepër, Milani është skuadra e vetme të ketë fituar Serie A-në pa humbur lojë, duke e bërë këtë në sezonin 1991-91 gjatë një periudhe prej 58 lojërave të luajtura.

Milani lojërat në shtëpi i luan në San Siro, i njohur edhe si Stadio Giuseppe Meazza. Stadiumi, të cilin e ndajnë me Interin, është më i madhi në futbollin italian, me një kapacitet total prej 80,018. Interi konsiderohet si rivali i tyre më i madh, dhe ndeshjet mes këtyre dy ekipeve janë të njohura si Derby della Madonnina, i cili është një nga derbit më të ndjekur në futboll. Sa i përket 2010-ës, Milani është skuadra e tretë më e mbështetur në Itali, dhe skuadra e shtatë më e mbështetur në Evropë, përpara çdo ekipi tjetër italian. Rangimi i skuadrave Evropiane sipas mbështetjes: Barcelona e para me 57.8 milion, e ndjekur nga Reali i Madrid (31.3 milion), Manchester United (30.6 milion), Chelsea (21.4 milion), Bayern München (20.7 milion) dhe Milani (18.4 milion).

Per 31 vjet pronari i skuadrës ishtë ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, ndërsa zëvendës-presidenti ishtë Adriano Galliani. Skuadra është një ndër më të pasurat dhe më të vlefshmet në futbollin italian dhe atë botëror. Milani ishte anëtar themelues e tani më grupit të shpërbërës G-14 nga skuadrat kryesuese të futbollit evropian si dhe zëvendësuesit të tij, European Club Association.

Më 13 prill 2017, Silvio Berlusconi shiti ekipin tek biznesmenit kinez Yonghong Li.[3]

Historia

A black and white picture of Herbert Kilpin, the first captain of A.C. Milan
Herbert Kilpin, kapiteni i parë i A.C. Milanit

Skuadra është themeluar si një skuadër futbolli dhe kriketi nga eimgrantët britanik Alfred Edwards dhe Herbert Kilpin, të cilët kishin ardhur nga qyteti britanik i Nottinghamit. Për nder të origjinës së tij birtanike, skuadra e ka ruajtur drejtshkrimin anglez për ermin e qytetit, në krahasim me drejtshkrimin italian Milano për të cilin ishte i detyruar ta mbajë gjatë regjimit fashist. Milani e fitoi kampionatin e parë italian në vitin 1901 dhe dy të mëtejshëm në suksesion në vitet 1906 dhe 1907.

Në vitin 1908, Milani përjetoi një ndarje e shkaktuar nga mosmarrëveshjet e brendshme për të blerë lojtarë të huaj, e cila çoi në formimin e një ekipi tjetër të bazuar në Milano, Internazionalen. Pas këtyre ngjarjeve, Milani nuk arriti të fitojë asnjë titull në kampionatin italian deri në sezonin 1950-51. Vitet e 50-ta panë kthimin e klubit në krye të futbollit italian, e udhëher nga treshja e famshme suedeze, Gre-No-Li, Gunnar Gren, Gunnar Nordahl dhe Nils Liedholm. Vë vitin 1963, Milani e fitoi titullin e parë kontinental duke e mposhtur Benican në finalen e Kupës së Evropës. Ky sukses u përsërit edhe në vitin 2969, dhe u ndoq me një Kupë Interkontinentale në të njëjtin vit. Pas pensionimit të Gianni Riveras në vitin 1979, Milani shkoi në një periudhë të rëndë, gjatë të cilit skuadra ishte e përfshirë në skandalin Totonero 1980 dhe si dënim u zbrit në Serie B, për herë të parë në historinë e tyre. Skandali ishte përqendruar rreth një sindikate bastesh duke i paguar lojtarët dhe arbitërat t’i trokasin rezultatet e ndeshjeve. Milani shpejt u kthye në Serie A, por përsëri zbriti në Serie B një vit më vonë, pasi që skuadra e përfundoi sezonin 1981-82 në vendin e tretë nga fundi.

Më 20 shkurt 1986, sipërmarrësi Silvio Berlusconi bleu klubin dhe e shpëtoi atë nga falimentimi duke investuar një shumë të madhe parash, me emërtimin e trajnerit në rritje Arrigo Sacchi në krye të Rossonerëve dhe duke e blerë treshen holandeze, Ruud Gullit, Marco van Basten dhe Frank Rijkaard. Ky ishte fillimi ndoshta i epokës më të mirë në historinë e Milanit, ku ata fituan tetë tituj shtëpiak, një Coppa Italia, pesë Supercoppa Italiana, pesë trofe të UEFA Champions League, pesë UEFA Super Cup, dy Kupa Ndërkontinentale dhe një FIFA Kupa Botërore e Klubeve. Ajo skuadër e suksesshme është votuar si skuadra më e fortë e të të gjitha kohërave, nga një sondazh global i kryer nga ekspertët e World Soccer magazine. Milani e kishte arritur kulmin e tij ne ë një ndeshje më të paharrueshme të të gjitha kohërave, e famshma 4-0 kundrejt F.C. Barcelona në Finalen e UEFA Champions League 1994. Në sezonin 1998-99, pas një periudhe të rëndë dy vjeçare, Milani ngriti kampionatin e tij të 16-të në festimin e njëqind vjetorit të skuadrës.

Më së shpejt, skuadra ishte e përfshirë në skandalin e vitit 2006 të Serie A, me nofkën Calciopoli, ku pesë skuadra u akuzuan për trokim të ndeshjeve duke bërë përzgjedhjen e arbitërave më të favorshëm. Një hetim i policisë përjashtoi çdo përfshirje të menaxherëve të Milanit, por FIGC vendosën në mënyrë të njëanshme se kishte prova të mjaftueshme për të akuzuar zëvendës-presidentin Adriano Galliani. Si rezultat i kësaj, Milani në fillim u ndëshkua me heqje të 15 pikëve dhe si pasojë të mos kualifikohet në Champions League. Ankesa e bëri që ndëshkimi të zvogëlohet në tetë pikë, e cila ia lejoi skuadrës ta mbaj pjesëmarrjen e saj në UEFA Liga e Kampionëve. Milani më pas fitoi kompeticionin, duke e ngritur Kupën e Evropës për të shtatën herë.

Pas Calciopolit, rivalët lokal të Internazionales dominuan në Serie A, duke fituar kate Scudetti. Megjithatë, me ndihmën e një skuadre të fortë, me lojtarë si Zlatan Ibrahimović, Robinho dhe Alexandre Pato duka jua bashkangjitur edhe gardat e vjetra, Milani rifitoi Scudetton në sezonin 2010–11 për herë të 18të në histori; ky ishte gjithashtu edhe kampionati i parë që nga sezoni 2003–04.

Identiteti

Kuq e zi janë ngjyrat që e përfaqësojnë skuadrën gjatë gjithë historisë saj. Ata u zgjodhën për të përfaqësuar ngrohtësinë e zjarrtë të lojtarëve (të kuqen) dhe frikën e kundërshtarëve për të sfiduar skuadrën (të zezën). Rossoneri, është nofka më e njohur për skuadrën, që në italisht, fjalë për fjale do të thotë "Kuq-e-zinjtë", duke iu referuar ngjyrave në shiritat e fanellave të saja.

Një tjetër nofkë e cila rrjedh nga ngjyrat e skuadrës është Djalli. Një imazh me një djall të kuq përdorej si logo e Milanit në një pikë me një Yll i Artë për Përsosmëri Sporti vendosur pranë tij. Ashtu siç është e zakonshme në futbollin italian, ylli mbi logon i shpërblehej skuadrës pas fitimit të 10 titujve në ligë, në vitin 1979. Për shumë vite , simboli i Milanit ishte thjeshtë vetëm Flamuri i Milanos, i cili fillimisht ishte flamuri i Shën Ambrozit. Simboli modern i përdorur sot i përfaqëson ngjyrat e skuadrës dhe flamurin e Comune di Milano, me akronimin ACM në krye dhe vitin e themelimit (1899) në fund.

Shortse të bardha dhe çorape të zeza veshin si pjesë e uniformës për ndeshjet në shtëpi. Fanellat e Milanit për ndeshjet si mysafir gjithmonë kanë qenë plotësisht të bardha. Gjithmonë është konsideruar nga tifozët dhe nga skuadra të jetë një fanellë me fat për finalet e Champions League, për shkak të faktit se Milani gjashtë nga tetë finalet i ka fituar me fanellat e bardha (duke humbur vetëm nga Ajaxi në vitin 1995 dhe nga Liverpooli në vitin 2005), dhe ka fituar vetëm një nga tre finalet që i ka luajtur me fanellat kuq e zi. Fanella e tretë, e cila rrallë përdoret, ndryshon çdo vit, e cila kryesisht është e zezë dhe disa vija horizontale të kuqe në sezonet e fundit.

Stadiumi

Stampa:Infobox Football club Stadiumi i skuadrës është San Siro me 80,018 ulëse, zyrtarisht i njohur si Stadio Giuseppe Meazza sipas ish-lojtarit i cili i ka luajtur për Milanin dhe Internazionalen. Emri i cili zakonisht përdoret është San Siro, i cili është emri i rrethit ku ai është i vendosur. San Siro ka qenë shtëpia e Milanit që nga viti 1926, kur ai u ndërtua me financime private nga presidenti i atëhershëm i Milanit, Piero Pirelli. Ndërtimi është bërë nga 120 punonjës, dhe u deshëm 13 muaj e gjysmë për ta kompletuar. Stadiumi ishte pronë e skuadrës deri në vitin 1935 kur ia shitën këshillit të qytetit, dhe që nga viti 1947 është ndarë me Intenazinalen, kur skuadra tjetë e madhe Milanese pranoi të bëhet qiramarrës i përbashkët.

Loja e parë e luajtur në këtë stadium është e ajo e vitit 1926 më 10 shtator, ku Milani humbi 6-3 në një ndeshje miqësore kundrejt Internazionales. Ndeshjen e parë të ligës në këtë stadium Milani e luajti më 19 shtator 1026, duke humbur 1-2 kunderjt Sampierdareneses. Fillimisht me një kapacitet për 35,000 spektatorë, stadiumi ka pasur disa renovime të mëdha, së fundmi ai për Kampionatin Botëror të Futbollit 1990 kur kapaciteti i tij arriti në 85,700, e gjitha e mbuluar me çati polikrabonate. Në verën e vitit 2008 kapaciteti i tij u zvogëlua në 80,018, në mënyrë që t’i përmbushë standardet e reja të vendosura nga UEFA.

Bazuar në modelin anglez të stadiumeve, San Siro është projektuar posaçërisht për ndeshje futbolli, në krahasim me stadiumet tjera në Serie A të përdorur për më shumë qëllime. Për këtë ai është i njohur në Itali për atmosferën fantastike gjatë ndeshjeve, falë afërsisë së ulëseve me fushën. Përdorimi i shpeshtë i fishekzjarrëve nga ana e tifozëve i kontribuon atmosferës por në praktikë herë pas here ka shkaktuar probleme.

Më 19 dhjetor 2005, zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani, se klubi seriozisht po punon drejtë një zhvendosjeje. Ai tha se stadiumi i ri i Milanit do të bazohet në Veltins-Arena dhe do t’i ndjekë standardet e stadiumeve të futbollit në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Spanjë. Në krahasim me stadiumet tjera në Itali, stadiumi i ti i Milanit me shumë gjasa do të përdoret vetëm për ndeshje futbolli, pa mos pasur pistë atletikë. Të drejtat e emërtimit të stadiumit me shumë gjasa do t’i shiten sponsorit, ngjashëm me stadiumin e Arsenalit, Emirates Stadium. Mbetet vetëm për t’u parë nëse plani do vazhdojë apo kjo është vetëm një taktikë për t’i detyruar pronarët (e Comune di Milano) t’ia shesin stadiumin Milanit për një çmim nominal në mënyrë për të vazhduar investime më të gjëra. Mundësia që Internazionale të zbrazë San Siron mund që ta ndikojë procedurën.

Mbështetësit dhe rivalitetet

Milani është një nga skuadrat e futbollit më të mbështetura në Italia, sipas një hulumtimi të kryer nga gazeta italiane, La Repubblica. Historikisht Milani është mbështetur nga klasa punëtore e qytetit dhe nga Sindikalistët, një pjesë e të cilëve ishin emigrantë nga Italia Jugore. Nga ana tjetër, rivalët e Internazionales mbështeteshin nga më të pasurit dhe klasa e mesme milaneze. Një nga ultarsit më të vjetër në futbollin italian, Fossa dei Leoni, origjinën e kanë në Milano. Aktualisht, grupi kryesor i ultrasve në bazën mbështetëse është Brigate Rossonere. Politikisht, ultrasit i Milanit asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë preferencë të veçantë, por media tradicionalisht i ka lidhur ata me krahun e majtë, deri kohët e fundit, kur presidenca e Berlusconit disi e ka ndryshuar atë pikëpamje.

Sipas një studimi të vitit 2010, Milani është skuadra italiane më e mbështetur në Evropë dhe e shtata në përgjithësi, me mbi 18.4 milionë tifozë. Milani zë vendin e nëntë në ndjekjen mesatare të skuadrave Evropiane të futbollit pas Barcelonës, Borussia Dortmundit, Manchester Unitedit, Realit të Madridit, Bayern Mynhenit, Schalkes, Arsenal, and Hamburgut.

Tifozët Genoas e konsiderojnë Milanin një rival të urryer, kur një tifoz i Genoas, Vincenzo Spagnolo, u shpua me thikë nga një tifoz i Milanit që rezultoi në vdekje e tij në janar të vitit 1995. Megjithatë, rivali kryesor i Milanit mbetet me klubin fqinj, Internazionale; të dy klubet takohen në të shumë priturën Derby della Madonnina dy herë në një sezon të Seria A. Emri i derbit i referohet të Bekuarës Virgjëreshë Marisë, statuaja e së cilës qëndron në majë të Katedrales së Milanos është një nga atraksionet kryesore të qytetit. Ndeshja zakonisht krijon një atmosferë të gjallë, ku një numër të madh flamujsh (shpesh herë humoristik ose ofendues) shpalosen para fillimit të ndeshjes. Fishekzjarrët zakonisht paraqesin dhe kontribuojnë për spektakël edhe pse herë pas here kanë çuar në probleme, duke përfshirë këtu edhe ndeshjen e çerek finales së UEFA Champions League 2004–05 në mes Milanit dhe Interit më 12 prill 2005, kur një fishekzjarr i hedhur nga një tifoz në turmën e Interit goditi portierin e Milanit Dida mbi supe.

Lojtarët

Ekipi i parë

Redaktuar më 31 korrik 2023[4]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
2 Italia Davide Calabria (captain)[5]
4 Algjeria MF Ismaël Bennacer
5 Senegal Fodé Ballo-Touré
7 Franca MF Yacine Adli
8 Anglia Mf Ruben Loftus-Cheek
9 Franca Olivier Giroud
10 Portugalia Rafael Leão
11 Shtetet e Bashkuara të Amerikës MF Christian Pulisic
14 Holanda MF Tijjani Reijnders
16 Franca Mike Maignan
17 Zvicra Noah Okafor
18 Argjentina Luka Romero
19 Franca Theo Hernandez (vice-captain)[5]
20 Franca Pierre Kalulu
21 Nigeria Samuel Chukwueze
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
23 Anglia Fikayo Tomori
24 Danimarka Simon Kjær
25 Italia Alessandro Florenzi
27 Belgjika Divock Origi
28 Gjermania Malick Thiaw
29 Italia Lorenzo Colombo
30 Brazil Junior Messias
32 Italia MF Tommaso Pobega
33 Bosnja dhe Hercegovina MF Rade Krunić
56 Belgjika MF Alexis Saelemaekers
57 Italia Marco Sportiello
77 Kolumbia Devis Vásquez
83 Italia Antonio Mirante
90 Belgjika MF Charles De Ketelaere

Të huazuar jashtë

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Italia MB Gabriele Bellodi (tek Olbia deri më 30 qershor 2023)[6]
Italia MB Mattia Caldara (tek Spezia deri më 30 qershor 2023)[7]
Italia MF Marco Brescianini (tek Cosenza deri më 30 qershor 2023)[8]
Italia MF Daniel Maldini (tek Spezia deri më 30 qershor 2023)[9]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Brazil SU Luan Capanni (tek Estrela da Amadora deri më 30 qershor 2023)[10]
Italia SU Lorenzo Colombo (tek Lecce deri më 30 qershor 2023)[11]
Italia SU Marco Nasti (tek Cosenza deri më 30 qershor 2023)[12]
Suedia SU Emil Roback (tek Nordsjælland deri më 30 qershor 2023)[13]

Skuadra e të rinjve


Lojtarë të shquar

Numrat e pensionuar

3* Paolo Maldini Italia Italia Qendër mbrojtës / Mbrojtës i majtë 25 janar 1985 31 maj 2009
6 Franco Baresi Italia Italia Qendër mbrojtës 23 prill 1978 01 qershor 1997

* Mund të rikthehet për njërin nga dy djemtë e tij, nëse njëri nga ata të dy do të luante profesionalisht për skuadrën.

Stafi teknik

Redaktuar më 1 Korrik 2019[14][15]
Pozicioni Emri
Trajneri kryesor Marco Giampaolo
Asistent trajneri Francesco Conti
Asistent teknik Fabio Micarelli
Asistent teknik Salvatore Foti
Asistent teknik Samuele Melotto
Asistent teknik Daniele Bonera
Trajneri i fitnesit Stefano Rapetti
Trajneri i fitnesit Luca Monguzzi
Trajneri i fitnesit Andrea Primitivi
Trajneri i portierëve Luigi Turci

Presidentët dhe menaxherët

Historia Presidenciale

Milani ka pasur shumë presidentë gjatë historisë së tij, disa prej të cilëve kanë qenë pronarë të skuadrës ndërsa disa të tjerë kanë qenë vetëm si presidentë nderi. Këtu është lista e plotë e tyre.

 
Emri Vitet
Alfred Edwards 1899–1909
Giannino Camperio 1909
Piero Pirelli 1909–1928
Luigi Ravasco 1928–1930
Mario Bernazzoli 1930–1933
Luigi Ravasco 1933–1935
Pietro Annoni 1935
Pietro Annoni
G. Lorenzini
Rino Valdameri
1935–1936
 
Name Years
Emilio Colombo 1936–1939
Achille Invernizzi 1939–1940
Umberto Trabattoni 1940–1944
Antonio Busini 1944–1945
Umberto Trabattoni 1945–1954
Andrea Rizzoli 1954–1963
Felice Riva 1963–1965
Federico Sordillo 1965–1966
Franco Carraro 1967–1971
Federico Sordillo 1971–1972
 
Name Years
Albino Buticchi 1972–1975
Bruno Pardi 1975–1976
Vittorio Duina 1976–1977
Felice Colombo 1977–1980
Gaetano Morazzoni 1980–1982
Giuseppe Farina 1982–1986
Rosario Lo Verde 1986
Silvio Berlusconi 1986–2004
Komision Presidencial 2004–2006
Silvio Berlusconi 2006–2008
Komision Presidencial 2008–2012
Silvio Berlusconi 2012–2017
Yonghong Li 2017-2018
Paolo Scaroni 2018–

Historia menaxheriale

Më poshtë është paraqitur lista e trajnerëve të Milant prej vitit 1900 deri në ditët e sotme.

 
Name Nationality Years
Herbert Kilpin Anglia 1900–1908
Daniele Angeloni Italia 1906–1907
Technical Commission Italia 1907–1910
Giovanni Camperio Italia 1910–1911
Technical Commission Italia 1911–1914
Guido Moda Italia 1915–1922
Ferdi Oppenheim Austria 1922–1924
Vittorio Pozzo Italia 1924–1926
Guido Moda Italia 1926
Herbert Burgess Anglia 1926–1928
Engelbert König Austria 1928–1931
József Bánás Hungaria 1931–1933
József Viola Hungaria 1933–1934
Adolfo Baloncieri Italia 1934–1937
William Garbutt Anglia 1937
Hermann Felsner
József Bánás
Austria
Hungaria
1937–1938
József Viola Hungaria 1938–1940
Guido Ara
Antonio Busini
Italia
Italia
1940–1941
Mario Magnozzi Italia 1941–1943
Giuseppe Santagostino Italia 1943–1945
Adolfo Baloncieri Italia 1945–1946
Giuseppe Bigogno Italia 1946–1949
Lajos Czeizler Hungaria 1949–1952
Gunnar Gren Suedia 1952
Mario Sperone Italia 1952–1953
Béla Guttmann Hungaria 1953–1954
Antonio Busini Italia 1954
Hector Puricelli Uruguaji 1954–1956
Giuseppe Viani Italia 1957–1960
Paolo Todeschini Italia 1960–1961
Nereo Rocco Italia 1961–1963
Luis Carniglia Argjentina 1963–1964
Nils Liedholm Suedia 1963–1966
 
Emri Nacionaliteti Vitet
Giovanni Cattozzo Italia 1966
Arturo Silvestri Italia 1966–1967
Nereo Rocco Italia 1966–1972
Cesare Maldini Italia 1973–1974
Giovanni Trapattoni Italia 1974
Gustavo Giagnoni Italia 1974–1975
Nereo Rocco Italia 1975
Paolo Barison Italia 1975–1976
Giovanni Trapattoni Italia 1976
Giuseppe Marchioro Italia 1976–1977
Nereo Rocco Italia 1977
Nils Liedholm Suedia 1977–1979
Massimo Giacomini Italia 1979–1981
Italo Galbiati Italia 1981
Luigi Radice Italia 1981–1982
Italo Galbiati Italia 1982
Francesco Zagatti Italia 1982
Ilario Castagner Italia 1982–1984
Italo Galbiati Italia 1984
Nils Liedholm Suedia 1984–1987
Fabio Capello Italia 1987
Arrigo Sacchi Italia 1987–1991
Fabio Capello Italia 1991–1996
Oscar Tabárez Uruguaji 1996
Giorgio Morini Italia 1996–1997
Arrigo Sacchi Italia 1997
Fabio Capello Italia 1997–1998
Alberto Zaccheroni Italia 1998–2001
Cesare Maldini
Mauro Tassotti
Italia 2001
Fatih Terim Turqia 2001
Carlo Ancelotti Italia 2001–2009
Leonardo Brazil 2009–2010
Massimiliano Allegri Italia 2010–2014
Clarence Seedorf Holanda 2014
Filippo Inzaghi Italia 2014-2015
Siniša Mihajlović Serbia 2015-2016
Cristian Brocchi Italia 2016
Vincenzo Montella Italia 2016-2017
Gennaro Gattuso Italia 2017-2019
Marco Giampaolo Italia 2019-

Trofe

Dhoma e trofetve në Casa Milan

Milani është një ndër klubet më të suksesshme në Itali, duke fituar gjithsej 30 tituj brënda Italisë. Klubi ka të drejtën të vendos një yll në fanellë pasi si njohje e faktit që ka fituar të paktën dhjetë Scudetto. Përveç kësaj, klubi ka të drejtën të shfaq simbolin e "fituesit të shumfishtë" pasi ka fituar më shumë se pesë Kupa Evropiane.[16]

Trofetë e Milanit
Topi Kompeticioni Tituj Sezonet
Vendor Serie A 18 1901, 1906, 1907, 1950–51, 1954–55, 1956–57, 1958–59, 1961–62, 1967–68, 1978–79, 1987–88, 1991–92, 1992–93, 1993–94, 1995–96, 1998–99, 2003–04, 2010–11
Serie B 2 1980–81, 1982–83
Coppa Italia 5 1966–67, 1971–72, 1972–73, 1976–77, 2002–03
Supercoppa Italiana 7 1988, 1992, 1993, 1994, 2004, 2011, 2016
Kontinental UEFA Liga e Kampioneve 7 1962–63, 1968–69, 1988–89, 1989–90, 1993–94, 2002–03, 2006–07
Kupa UEFA e Fituesve të Kupës 2 1967–68, 1972–73
UEFA Super Kupa 5s 1989, 1990, 1994, 2003, 2007
Mitropa Kupa 1 1982
Latina Kupa 2 1951, 1956
Botëror Kupa Ndërkontinentale 3s 1969, 1989, 1990
FIFA Kupa e Botës për Klube 1 2007
  •   rekord
  • s rekord i ndarë

Statistikat dhe rekordet e skuadrës

Paolo Maldini
  • Paolo Maldini mban të dy rekordet për paraqitjet në Serie A dhe krejt paraqitjet tjera për Milanin, me 902 ndeshje zyrtare të luajtura gjithsej dhe 647 në Serie A (deri më 31 maj 2009, duke mos i përfshirë ndeshjet playoff), ku ky i fundit mban edhe rekordin në Serie A.
  • Sulmuesi seudez, Gunnar Nordahl shënoi 38 gola në sezonin 1950-51, 35 nga të cilët ishin në Serie A, duke vendosur rekord në futbollin italian dhe në skuadër. Ai vazhdoi të bëhet edhe gola shënuesi më i mirë i Milanit për të gjitha kohërat, duke shënuar 221 gola për skuadrën në 268 ndeshje. Ai ndiqet nga Andriy Shevchenko në vendin e dytë me 175 gola të shënuar në 322 ndeshje të luajtura, dhe Gianni Rivera në vendin e tretë, i cili ka shënuar 164 gola në 675 ndeshje. Rivera gjithashtu është edhe lojtari më i ri i Milanit që ka shënuar gol, duke bërë kështu kundër Juventusit kur ai ishte vetëm 17 vjeçar.
  • Takticienti legjendar, Nereo Rocco, përkrahësi i parë i catenaccios në vend, ka qenë trajneri që i ka shërbyer Milanit më gjatë, i ulur në stol për mbi 9 vite (në dy diktona) në vitet e 60-ta dhe fillimin e viteve 70-ta, duke e fituar titullin e parë të klubit në Kupën Evropiane. Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili e bleu klubin në vitin 1986, është presidenti që i ka shërbyer Milanit më gjatë (23 vite, për shkak të një vakanti dy vjeçar në mes të viteve 2004-2006), si dhe presidenti më i suksesshëm i ndonjë ekipi në të gjithë botën.
  • Ndeshja e parë zyrtare në të cilën Milani mori pjesë në Kampionati i Tretë Federal i Futbollit, paraardhësit e Serie A, duke humbur 3-0 ndaj Torineses. Fitorja më e madhe e shënuar ndonjëherë nga Milani është ajo 13-0 kundrejt Audax Modena, në një ndeshje të ligës në sezonin 1914-15. Humba e tyre më e rëndë është regjistruar në ligë në sezonin 1922-93, duke humbur 8-0 ndaj Bolognas.
  • Skuadra mban edhe rekordin duke mos humbur asnjë ndeshje brenda një sezoni, gjatë sezonit 1991-92. Në total, ajo periudhë zgjati për 58 ndeshje, duke filluar me një 0-0 kundrejt Parmas më 26 maj 1991 dhe rastësisht përfundon me një humbje 1-0 në shtëpi kundrejt Parmas dhe është periudha më i gjatë e tretë pa humbje në kompeticionet më të larta Evropiane. Ajo vjen pas rekordit të Steaua Bucureşti me 104 ndeshje pa humbje dhe Celticut me 68 ndeshje pa humbje.
  • Së bashku me Boca Juniros, Milani ka fituar më shumë tituj se çdo ekip tjetër në botë të njohura nga FIFA.
  • Shitja e Kakás Realit të Madridit në vitin 2009, theu rekordin botëror të transferimeve në futboll i mbajtur nga Zinedine Zidane, që i kushtoi skuadrës spanjole plot 56.000.000 £. Megjithatë, rekordi zgjati më pak se një muaj, të cilin e theu blerja e Cristiano Ronaldos që kushtoi plot 80.000.000 £. Ky rekord, megjithatë, është përsa u përket normave nominale të sterlinës britanike, nuk përshtatet me inflacionin apo vlerën reale të Euros (€), monedha e cila përdoret në Itali dhe Spanjë.

A.C. Milan si kompani

A.C. Milan (Grup)
{Në milion Euro)
Viti Rezultati Qarkullimi
2006[17] +2,5 Increase 293,1 Increase
2007[18] -31,7 Decrease 275,4 Decrease
2008[19] -66,8 Decrease 237,9 Decrease
2009[20] -9,8 Increase 327,6 Increase
2010[21] -69,8 Decrease 253,2 Decrease
2011[22] -67,3 Increase 266,8 Increase

Milani është degë e Grupit Fininvest në që nga viti 1986. Zyra e presidentit të skuadrës ka qenë vakante prej 8 maj 2008, sipas një ligji të ri italian që ndalonte kryeministrin e vendit Silvio Berlusconi, të ketë role tjera menaxhimi në kompani private apo skuadra. Zëvendës presidenti dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë është Adriano Galliani.

Sipas The Football Money League e publikuar nga Deloitte, në sezonin 2005-06, Milan sipas fitimit ishte skuadra e pestë në botë me një vlerësim të të hyrave prej 233.700.000 €. Skuadra renditet e gjashta skuadër futbollistike më e pasur në botë sipas magazinës Forbes sa i përket vitit 2011, dukë e bërë atë skuadrën më të pasur italiane.

Aktualisht Fly Emirates është sponsori kryesor i Milanit në fanellat e tyre duke filluar nga sezoni 2010-11 dhe duke zgjatur për 5 vjet, pas 4 vitesh me kompaninë Austriake, bwin.com si sponsor.

Më herët, prodhuesi gjerman i makinave Opel kishte sponsorizuar Milanin për 12 sezone. Për shumicën e tyre, Opel shfaqej në pjesën e përparme të fanellës, por në sezonet 2003-04 dhe 2005-2006 respektivisht, Meriva dhe Zafira (dy makina nga seritë e tyre) shfaqeshin.

Fanellat aktualisht furnizohen nga prodhuesi gjerman sportiv, Adidas, marrëveshja e të cilin mbaron në fund të sezonit 2017-18. Marrëveshja e bën Adidasin prodhuesin zyrtar të të gjitha mjeteve, pajisjet e trajnimit dhe veshjet kopje. Para Adidasit, kompania sportive italiane Lotto prodhonte veshjet sportive të Milanit.

Më 14 janar 2008, Milani dhe Adidasi rinovuan kontratën e sponsorimit deri më 30 qershor 2018. Sipas kontratës së re, Adidasi do të jetë përgjegjës në tre zona të veçanta të sponsorizimit; sponsporizimin e fanellave, komercializimin dhe shpërndarjen e të të gjitha produkteve jo të në lidhje me futbollin të Milanit.

AC Milan Spa. ka bërë një humbje totale vitet e fundit, e cila ishte njëra nga më të mëdhatë në mesin e skuadrave italiane, nga të cilat: viti 2005, humbje neto prej €4.582.000€; viti 2006, të ardhura neto prej 2.477.791€ (kontribuar nga shitja e Shevchenkos); viti 2007, humbje neto prej 31.978.699€; viti 2008, humbje neto 76.990.913€; viti 2009, humbje neto prej €18.948.018€ (kontribuar nga shitja e Kakás); dhe më së fundmi humbje neto prej 64.803.893€.

AC Milan kishte ri-kapitalizim prej 25 milion € në vitin financiar 2007; 50.000.000€ në vitin 2008; një kredi prej 2.340.000€ nga Fininvest u konvertua në aksione të kapitalit në vitin 2009 dhe 45.068.018€ në vitin 2010 (20.894.000€ të rritjes kapitale u konvertua nga kredia aksionare). Megjithatë, grupi ka pasur kapital negativ në fund të çdo viti fiskal që nga viti 2006. Bilanci në vitin 2006 ka qenë 40.768.000€, në vitin 2007 ka qenë 47.483.000€, në vitin 2008 ka qenë 64.482.000€, në vitin ka qenë 2009 71.978.000€ dhe në vitin 2010 ka qenë 96.693.000€

Prodhuesi i fanellave dhe sponsorët në fanella

Periudha Prodhuesi i fanellave Sponsori në fanella
1981–82 Linea Milan Pooh Jeans
1982–83 NR Hitachi
1983–84 Cuore
1984–85 Rolly Go Oscar Mondadori
1985–86 Gianni Rivera Fotorex U-Bix
1986–87 Kappa
1987–90 Mediolanum
1990–92 Adidas
1992–93 Motta
1993–94 Lotto
1994–98 Opel
1998–06 Adidas
2006–10 Bwin
2010–18 Fly Emirates
2018– Puma[23][24]

Superleague Formula

Milani ka skuadrën e saj në të garat e reja me makina Superleague Formula ku skuadrat sponsorizohen nga skuadrat e futbollit. Piloti Robert Doornbos, i cili më herë ka vozitur për Minardin dhe Red Bull Racing në Kampionati Botëror të Formula Një, voziti për Milanin në vitin 2008. Doornbos fitoi garën e tij të parë për skuadrën në Nürburgring, Gjermani. Giorgio Pantano vozit për Milanin në sezonin 2009 dhe ai gjithashtu ka fituar gara për skuadrën.

Shih edhe

Tema në lidhje me skuadrën

Informacione Historike

  • Futbolli in Itali
  • Kalendari i futbollit
  • Ikona kulturore Italiane

Lista

  • Lista e kampionëve italian në futboll
  • Lista e kampionëve botërorë
  • Lista e skuadra italiane fituese të kompeticionit
  • Finalet e UEFA Champions League
  • Lista e skuadrave fituese të kompeticioneve të UEFA-së
  • Lista e skuadrave fituese në kompeticionet konfederale dhe inter-konfederale

Të dhëna dhe mirënjohje

  • Të dhënat e kompeticonve të futbollit italian
  • Të dhënat dhe statistikat e Kupës së Evropës dhe Champions League
  • Të dhënat e kompeticioneve me skuadra të UEFA-së
  • IFFHS Skuadrat më të Mira Evropiane të shekullit XX

Renditjet ekonomike

  • Lista e Deloittes e skuadra me më shumë të ardhura në botë
  • Lista e Frobes mbi skuadrat më të pasura të futbollit në botë

Referime

  1. ^ name="history">"History". acmilan.com (në anglisht). Associazione Calcio Milan. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2010. Marrë më 24 shtator 2013.
  2. ^ name="founding">Neil Heath (17 dhjetor 2009). "AC Milan's Nottingham-born hero" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 4 tetor 2010.
  3. ^ https://www.tuttosport.com/amp/24282109
  4. ^ "Men's First Team" [Ekipi i parë i burrave]. acmilan.com (në anglisht). A.C. Milan. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2016. Marrë më 4 korrik 2023.
  5. ^ a b Francesco Finulli (13 qershor 2022). "La fascia passa di braccio: Calabria sarà il nuovo capitano, Theo il vice" [Shiriti ndryshon krah: Calabria është kapiteni i ri, Theo zëvendësuesi]. milannews.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2022. Marrë më 1 korrik 2022.
  6. ^ "Bentornato Gabriele" [Welcome back Gabriele]. olbiacalcio.com (në italisht). Olbia Calcio 1905. 16 korrik 2022. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2022. Marrë më 18 korrik 2022.
  7. ^ "Official statement: Mattia Caldara". acmilan.com (në anglisht). Associazione Calcio Milan. 17 korrik 2022. Marrë më 18 korrik 2022.
  8. ^ "Official statement: Marco Brescianini". acmilan.com (në anglisht). Associazione Calcio Milan. 7 gusht 2022. Marrë më 22 gusht 2022.
  9. ^ "Official statement: Daniel Maldini". acmilan.com (në anglisht). Associazione Calcio Milan. 29 korrik 2022. Marrë më 22 gusht 2022.
  10. ^ "Estrela da Amadora anuncia Luan Capanni como 13.º reforço para 2022/23" [Estrela da Amadora announces Luan Capanni as 13th reinforcement for 2022/23]. record.pt (në portugalisht). 20 korrik 2022. Marrë më 23 korrik 2022.
  11. ^ "Official statement: Lorenzo Colombo". acmilan.com (në anglisht). Associazione Calcio Milan. 7 korrik 2022. Marrë më 16 korrik 2022.
  12. ^ "Il talento di Marco Nasti in rossoblù" [Marco Nasti's talents in red-and-blue]. ilcosenza.it (në italisht). Cosenza Calcio. 16 korrik 2022. Marrë më 16 korrik 2022.
  13. ^ "Emil Roback skifter til FC Nordsjælland" [Emil Roback moves to FC Nordsjælland]. fcn.dk (në danisht). Football Club Nordsjælland. 31 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2022. Marrë më 1 shtator 2022.
  14. ^ "Giampaolo appointed as AC Milan new coach". acmilan.com (në anglisht). Associazione Calcio Milan. 19 qershor 2019. Marrë më 24 qershor 2019.
  15. ^ Trovato, Salvatore (20 qershor 2019). "Milan, i fedelissimi di Giampaolo: ecco il suo staff" [Milan, Giampaolo's loyal followers: here's his staff]. milannews.it (në italisht). Marrë më 24 qershor 2019.
  16. ^ "Top 5 UEFA's Badge of Honour Winners" [Pesë fituesit e Simbolit të Nderit të UEFA-s] (në anglisht). About.com. 25 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2006. Marrë më 14 prill 2020.
  17. ^ acmilan.com (27 prill 2007). "BILANCIO IN ATTIVO" (në italisht). Marrë më 1 korrik 2012.
  18. ^ acmilan.com (24 prill 2008). "Il Milan approva il bilancio 2007" (në italisht). Marrë më 1 korrik 2012.
  19. ^ acmilan.com (26 prill 2009). "Bilancio 2008 approvato" (në italisht). Marrë më 1 korrik 2012.
  20. ^ ansa.it (23 prill 2009). "Milan: bilancio 2009 perdita 9,8 milioni" (në italisht). Marrë më 1 korrik 2012.
  21. ^ acmilan.com (20 prill 2011). "IL MILAN APPROVA IL BILANCIO 2010" (në italisht). Marrë më 1 korrik 2012.
  22. ^ acmilan.com (20 prill 2012). "IL MILAN APPROVA IL BILANCIO 2011" (në italisht). Marrë më 1 korrik 2012.
  23. ^ A.C. Milan (12 shkurt 2018). "PUMA AND AC MILAN ANNOUNCE LONG-TERM PARTNERSHIP" (in en). Press release. https://www.acmilan.com/en/news/sponsor/2018-02-12/puma-and-ac-milan-announce-long-term-partnership. Retrieved 26 prill 2018. 
  24. ^ "AC Milan sign deal with PUMA". ESPN FC (në anglisht). 12 shkurt 2018. Marrë më 26 prill 2018.


Lidhje të jashtme

Wiki WikiFjalori: A.C. Milan – shfletoni më shumë në fjalorin e lirë