Toskët

Veshje popullore toske

Toskët ;

"Emërtimi */tosk/, përkon me toponiminë dhe etno-kulturën që haset vetëm në dy vende evropiane: Në Shqipërinë jugore dhe në veriun e Italisë. Por çuditërisht e hasim edhe në një vend shumë të largët, jashtë Europës; konkretisht në Kinën verilindore ( ku janë gjetur ngulime të një civilizimi shume të përparuar Kelt) në termin */tokarian/ që zbërthehet në aspektin etimiologjik me bashkimin dy fjalëve te shqipen primitive */tosk + arian/. Karakteristika kryesore e toskëve si nën-komunitet ligjërues i një versioni të shqipes, është se ata këndojnë */tok/, duke kërcyer e tokur me këmbë dheun, sipas një rituali ansestral-elementi i pare i artit primitiv. Në primitivitet kërcimet rituale kryheshin duke */tok-ur/ gurët nën një ritëm të caktuar dhe duke kënduar me */iso/ (i zö- një zë të përbashkët) , dhe duke */tok/ gurët nga rrjedh edhe besimi pagan  në /gur/ i shqiptareve. Shqiptaret bëjnë be në */gur/, element që haset ne botën e lashtë sumere, ku kisha quhej */zigurat/;   dhe e dyta që ata janë race */ariane/, sepse fëmijët janë kryesisht me flokë ngjyrë gështenje deri ne bionde, dhe sy nga e gjelbërta e mbyllur e ullirit deri ne ngjyrë blu të hapur). Pra ata në thelbin e tyre gjenezë-formues janë */tok- ariane/ (arianet se bashku)  që na jep emrin */tokarian/ ose */toskarian/. "

Çfarë ishte rituali i */zi gurat/-it: Ishte  betim para Zotit duke zënë gurin me dorë. Në antikitet hasej dendur në Ilirinë e poshtme (Epirin), ku kryheshin rituale rreth gurëve të mëdhenj shenjtë , si ta zëmë tek Sofra e Zotit në Vlorë-Guri i madh i Përmetit, e kryesisht në malin e Tomorit.

Vepra pioniere dhe më e rëndësime për shqipen toske, nëse versioni arvanitas konsiderohet si i folur tosk,  është ajo e personalitetit te madh gjerman Karl Th. H. Reinhold ; «Noctes Pelasgicae» 1855 (Netët Pellazgjike) [[1]],  e cila i thur lavde ligjërimeve të bukura e melodioze të shqipes */Arvanite/. Të folmet arvanite  janë  një simbiozë e të dy folmeve të shqipes; tosk & geg. Ngjyrimi i tyre stilistik, ligjërues e gramatik është gati i njëjtë  me të folurën e Matin e Dibrës, ose versionit të prejardhur të shqipes nga gjuha maqedone antike. Po të krahasojmë poezinë e Pjetur Budit  me të folmen arvanitika, kemi te bëjmë me të njëjtën forme dialektore. [[2]] Falë përpjekjeve të Reinholdit, të folmet e Hydra/Poros u bënë  nga nëndialektet e vogla më të dokumentuara të nëndialektit Arvanitika. Le të shqyrtojmë sistemin morfologji të dy të folmeve, asaj matjane dhe arvanitase. Pjetër Budi na ka lënë këto vargje:

Ku jan ata pleq bujarë,

që qenë përpara ne,

e ata trima sqimatarë,

të shpejtë si rrufe?

Kjo lloj gjuhe e Budit, çuditërisht është e të njëjtit model ligjërimor me atë të kësaj poezie popullore arvanite të titulluar  : “Dashurisë”

Do pis një të sajnë

(do pyes një të sajin)

si e shkon varza ditnë

( si e shkon vajza ditën)

Varza nat e dit n’ argali [[3]]

( vajza nat e dit n’angari ) 

Djali nuk e sheh me si 

(djali se shikon me sy)

kain kio vajza nat e ditë  

(qan vajza natë e dite)

sunë mbledhë s’humë prikë

(nuk mbledh dot shume prikë)

Është e njëjta lloj gjuhe; që tregon se ligjërimi arvanit është vazhdim i dorishtes, (epiro – maqedones antike; proto-ilire B)  dhe një pasardhëse e gjuhës achene (proto-ilire C) , të Peloponezit prehistorik dhe të ishujve.  Një tjetër element, është se nisur nga leksiku i shqipes arvanite , zbulojmë se fjala */shum/ , vjen nga fjala e gegnishtes */hum/ (humb) në saj kundërvënie semantike, dhe duke i shtuar parashtesën */s’/ formohet fjala e kundër */s’hum/ (s’humb- nuk humb) e cila ka dhenë formën */shumë/, */shumëzim/, */shumim/,  si dhe */shkum/ me ndajshtim të */k/-se etj.... pra kemi mekanizmin e vjetër gramatik të indo-evropianishtes të cilën Bopp e gjen tek shqipja, shenjë e një vjetërsie arkaike fillestare, ose e gjuhës së parë.

Nga të thënat e fundit, që na jep gjuhësia indoevropiane, kryesisht të punimeve të gjuhëtarit të Cambridge-College, pedagogut të ri James Clackson,  Shqipja primitive rezulton të jetë të njëjtin nivel moshe në rrafshin historik me Tokarishten, bazuar në metodologjinë klasifikimit : “The Pennsylvania family tree”[[4]] . Nuk përbën ndonjë mister të madh fakti që kemi të njëjtën gjuhë në të gjitha ato territore, ku kanë jetuar indo-evropianet e parë, pasi gjuha fillestare ka qenë kryesisht njërrokeshe-gjenetike, muzikore gati në të gjithë në tërësinë e saj, dhe dokumentet e shkruar përkojnë me */tezën indoevropiane/. Por e reja në këtë studim është pozicioni  aksial dhe themeltar i shqipes (si një dialekt i popujve të detit ) dhe fakti i përputhjes fonetike, semantike, logjike dhe konceptive, i toponimisë  dhe leksikut të konservuar tokarian  me versionin tosk e geg të shqipes së sotme, çka i jep shqipes primitive me një vjetërsi shumë më të madhe sesa sumerishtja, hitishtja, apo greqishtja antike. Disa nga gjuhëtarët me të mëdhenj të Botës e kanë konsideruar shqipen "gjuhë protonike", të qendrës. Të mëdhenjtë Sapir, Dyen, Mallory , kanë publikuar punime shkencore, të cilat çuditërisht nuk janë të njohura vetëm në Shqiperi! [5] [[6]] [[7]]

Por le të kalojmë në konstatime të hershme të gjuhëtarëve të shekullit të XIX dhe XX. Personaliteti Erudit  i Gjuhës Frënge , Michelle Honnorat në librin e tij  “Gjuha gale e ringjallur” (Paris 1935) , ka konstatuar se në gjuhët evropiane gjejmë aq shumë fjalë kineze... dhe ka shtruar pyetjen se ;  "Kush është burimi fillestar i këtyre fjalëve?". A i ka marrë gjuha kineze nga gjuha Tokariane  apo Tokarishtja nga gjuha kineze?! Është normale të gjejmë fjalë mes gjuhëve keltike, galike, latine dhe gjuhës së popujve të detit (Shardaneve, Ardianeve, Ashenëve, (athenëve) – që quheshin popujt e detit ose Ilirisë antike para-greke) në gjuhët evropiane pasi të gjithë vinin nga nënë Galatea (Gallate gjejmë në Shqipëri, Rumani dhe Turqi)  me një origjinë të përbashkët, po fjalë të përbashkëta të grupit indo-europian me gjuhën kineze është paksa e vështirë të shpjegohen.  Diçka tjetër, pse kinezët mbajnë gjallë një katedër të gjuhesh shqipe në Pekin. Sigurisht, ata nuk janë aq të varfër dhe sigurisht që e financojnë për interes të zbulimit të origjinës së gjuhëve, kryesisht të gjuhës së tyre!

Qartësisht del se edhe fiset “Tosk-Arian”  Arsi dhe Kuçi në juglindje të Kinës që merreshin me tregtinë e mëndafshit dhe erzave në antikitet ishin fise kelto-ilire, që përveç traditave kishin sjellë edhe fjalë të gjuhës së tyre në gjuhën kineze. Se paku toponimia e vendit dhe emërtimi i qyteteve ku kanë jetuar tokarianët i takon gjuhës shqipe, si */Agni/ (ag-nji) që do të thotë */agu i parë/; */Korla/ (korr-la ) që do të thotë */Vendi i magazinimit të korrjeve/; */Nija/ (vend ku rrihet e bisedohet); */Kroran/ (Kroj-ran) që do të thotë */kroi i ran/ (Kroi qe bie); /Jushi/ (vendi juaj) etj.  Por për ta deshifruar shkrimet tokariane , nevojitet gegnishtja... dalim tek gjeneza. Por shqipja nuk ka vetëm një lidhje me Gjuhën tokariane. Dokumentet e shumta vërtetojnë tezën de Franz Bopp për lidhjet e forta dhe  ende të padeshifruara mes shqipes me sanskritishten sidomos pas zbulimit të shkrimeve të shkruara me alfabet “alban” ose “alvan”, dega Indiane. [8] Pra gjurmë të indo-evropianishte (pellzgjishtes) hasim kundo dhge gjithkund.

Gegnishtja duke qenë se është e ruajtur në male, fsheh brenda vetes versionin më të vjetër të toskërishtes ( sidomos zona e Mirditës, Matit e Dibrës) ku deri vone gratë këndonin këngë dasmash apo këngë vajtimi ne iso-polifoni, ashtu si dhe ne jug, ose burrat bënin gjëmën e tyre në raste vdekjesh po në iso-polifoni.

Si mund te shpjegohet ky fenomen i çuditshëm gjuhësor:  Mjafton ti drejtohemi gjenealogjisë se kohës se paleolitikut: Në kohën e akullnajave, gjithë Evropa ishte e mbuluar nga akulli . Mallakastra dhe zona e Konispolit, (Ka nis polis)  përgjatë bregdetit deri në Peloponez ishin  ndër  zonat e vetme në Ballkan ku mund të jetohej, sepse aty kishte dalje të shumta gazi që digjeshin (burimi i vazhdueshëm i zjarrin ) dhe frynte juga (Zefiri i ngrohtë afrikan), që krijonte një mikroklime të pranueshme për homo sapiens- in primitiv te epokës së akullnajave. Këtu kanë jetuar paraardhësit e shqiptareve (3-5 mijë persona me gjenin më të vjetër evropianit,  të parin -EV13... dhe është folur shqipja arkaike */gege e toske / e pandarë. Duhet theksuar se banorët e kësaj zone, nuk kanë qenë gjahtarë, por peshkatarë, pasi deti Adriatik arrinte deri ne kodrat e buta te Mallakastrës, pasi Vjosa nuk e kishte krijuar akoma fushën e Vlorës dhe Myzeqenë me aluvione. Kjo gjë  shpjegon edhe karakterin e të jetuarit tok ( ose tosk) me tokën, ritualet muzikore me përplasje gurësh dhe emërtimin */at/→*/ata/ 

(Mungesën e matriarkatit apo të patriarkatit tek ilirët që korrespondonte me të drejtat e barabarta mes burrave dhe grave, që autorët antikë i vënë në dukje). Pra në aspektin e origjinës gegët janë toskët e veriut, ndërsa toskët janë gegët e jugut. Kjo do të thotë se:  Ai që mohon gegnishten, mohon edhe toskërishten primitive, dhe etnogjenezën e pare të shqiptareve.

Kur epoka e akullnajave mori fund, fiset tosk-ariane, Arsi dhe Kuçi, duke udhëtuar drejt Kinës, krijuan atë që quhet sot “Rrugën e mëndafshit”.  Sa i takon shkrimeve tokariane, duket qartë se kemi të bëjmë me kelto-ilirishten ose më saktë një shqipe primitive [[9]]Transkriptuesit angleze dhe gjermanë, hasën vështirësi të mëdha në zbërthimin e këtyre teksteve dhe me gjithë punën rreth 100 vjeçare, përkthimet e tyre u vunë në pikëpyetje të vazhdueshme. Diskriminimi është një nga rrugët më të gabuara që mund të ndjekë shkenca gjuhësore. Origjina gjuhësore, nuk rrjedh nga gjuhët e rangut  të lartë teknik, ose gjuhët e përpunuara si sanskritishtja, greqishtja antike apo latinishtja, por nga gjuhët e pirofilitit esklamativ me origjinë natyrore.

Pse duhet pasur parasysh ky vështrim realist:

Së pari, sapo ai bie në kontakt  me tekstin e gjuhës tokariane dhe bën leximin e rreshtave të parë, zbulon se kemi të bëjmë me shqipen primitive, me togfjalëshin toponimik dhe etnik */tokariane/, ose */toskariane/ që do të thotë */tosk(ë) dhe arianë, gjuhë e cila për nga mënyra e sistemit gramatik (ligjeve) korrespondon me stilin e formimin e fjalës  “geg” (gig - i madh, i forte ) që vjen nga fjala Gea (perëndesha e Tokës Gea dhe i bir Geg-a). Në mitologjinë greke, */giga/ (gega)  ishte biri perëndeshës Gea, ashtu si dhe Tosku ishte biri i tokës Gea. Për shkak të rrotacionit që ka pasuruar toskërishtja e sotme, deshifrimi i këtij shkrimi për fat të mirë mund të bëhet në gegnisht... që do të thotë se toskërishtja dhe gegnishtja kanë qenë një gjuhë unike, ose uniteti i vetëm i një gjuhe PPIE- të  konservuar në sistem të pastër. Gjuha është një lloj kozmosi, pasi vjen nga fjala e parë e saj */a/ (është), dhe nga kjo formë ka pasur një big-bang gjuhësor. Ne duhet ta shohim në këtë formë evolucionin e gjuhës si fenomen, ose derivim i gjuhëve në shumëllojshmëri.

Eruditi Pierre Kerszberg në studimin e tij “Lindja e kozmologjisë relativiste, seminare filozofie et matematike” shprehet se: “Origjinaliteti i fenomeneve të tanishme bazohet në rivendosjen në punë të konceptit çelësit të zbërthimit.  Duhet ta përdorësh dhe të insistosh; dhe për forcë zakoni fillimisht koncepti nuk konsiderohet edhe aq origjinal.  Është mbi të gjitha mënyra sesi ai është përthithur nga të tjerët për tu kthyer në efektiv dhe për të zgjuar vëmendjen e duhur të filozofit apo kritikut të shkencës”.[[11]] -E para, - kjo do të thotë se për të analizuar një fenomen siç është vjetërsia e gjuhës, duhet ti drejtohemi formave popullore të saj, në rastin tonë gjuha arvanite dhe ta përdorim strukturën e saj për analizë gjuhësore e komparative.

E dyta, - nëse ka toponime që emërtojnë vende të ndryshme të një kontinenti me një gjuhë të caktuar, mund të themi pa frikë se aty ka jetuar populli që e ka folur atë gjuhë. Kjo do të thotë se nëse emërtimet toponimike “tokariane” kane shpjegime në gjuhën shqipe, ne zotërojmë të drejtën të futemi edhe më thellë, në analizat e mbishkrimeve që kemi trashëguar nga kjo gjuhë. Çuditërisht rezulton se mbledhja e artefakteve të  ekstremeve të shtrirjen së toponimeve të gegnishtes nga sumeria në detin baltik  dhe të toskërishtes ose tokarishtes nga Kina në veri të Italisë dhe në Egjipt, na jep me saktësi hartën e shtrirjes së tribuve indo-evropiane,  në territoret prehistorike.

Këto elementë provojnë  katërçipërisht se nuk kemi të bëjmë me një hipotezë indo-evropiane të  pa-provuar, por me një fenomen gjuhësor të provuar shkencërisht. Ja një dokument poetik i tokarishtes që deshifrohet me gegnishten.

Mā ñi (pra dëgjo)  (geg;  ma ni fjalën)

cisa noṣ šomo [si s’â  ne u shum] (Si s’ishim u shuam)

ñem wnolme lāre (ç’nam të vnome [vendosëm] lam)

tāka mā ra postaṃ ( t’a ka me ra ma posht)

cisa lāre mäsketär-ñ. ( shi  sa i lan jam mas kësaj)

Ciṣṣe laraumñe (ç’ishte lan[than] ra m’ne)

ciṣṣe ārtañye [ç’ishte ar thanie=fat] (c’ishte parathan)

pelke kalttarr (për altar)  -

śolämpa [sö lan pa]- ska për tu parë)

ṣe mā te sta ālle. (Se ma’ je (ti) -alle [yje ],)

ś’ol-wärñai s’ol [o diell i madh = yll qe na ngroh ne] (nl : wärn-ñai → shqip; val nej→ djegie që qëndron)

Shkrimi tjetër shkruar në të njëjtën gjuhë indo-evropiane,  ashtu si ajo tokariane, gjendet gjithandej i shkruar në gur, në veriun e Italisë dhe përbën dokumentin më të rëndësishëm të serisë së shkrimeve  Etruskiane . Ky dokument quhet « Sippus Perusinus», dhe është  një pllake guri e gjetur ne kodrën  San Marcos në afërsi të Perugjias ne Itali, ne vitin 1822. Pllaka ka përmban 46 rreshta të shkruar ne gjuhën etruskiane , por që është njëkohësisht një shqipe toske, e njëjtë me gegnishten. Ky gur është një pllakë përkujtimore. Ky shkrim i kushtohet personazhit Velthina, një heroi legjendar Etrusk, (shkrim që ruhet në Muzeun Nacional të Perugjias). Prifti Afuna dhe djali i tij Larthal, në shenjë nderimi përgatisin një varr të ri për eshtrat e Vethinës. Ky varr është një shpellë e gërryer në një shpat të gurtë. (Kjo traditë që çuditërisht haset në Mat, ne fshatin Burgajet dhe sidomos në një shpellë funerale të modelin etrusk që gjendet në Kurdari të Klosit(Mat), ku mbetjet janë vjedhur nga pirate të arkeologjisë në fund të pushtimit turk dhe nuk dihet në cilin muze evropian kanë përfunduar). Shkrimi mbështet mbi këtë rrëfenjë mitologjike. Ndërsa babë e bir, meditojnë, ndodh një ngjarje e paparitur. Ngjarja pasqyrohet në tekst. Eshtë e habitshme sesi kjo lloj gjuhë e folur në Toskana, ku jetonin toskët, ose etruskanët e vjetër, ka njëqind për qind të fjalëve me shqipen prejhistorike gego-toske (GT). Kjo tregon, karakterin indoevropian të pastër të gjuhës etruske. Ndërsa specialistët evropianë e nxjerrin këtë gur të shkruar në shekullin e tretë. Personalisht e konsideroj si  të shekullit të 10 -7 para krishtit, për arsya sepse në shekullin e tretë fiset estruske ishin në fazat e para të romanizmit të tyre.  Në punën time kërkimore kam përdorur metodën kërkimore që Marie-José Reichler-Béguelin, e cilëson si  “kërkimi gjuhësor modelues (struktural)  i cili është në marrëdhënie të drejt-përdrejtë me  gramatikën krahasuese, lidhje që i jep akses të mjaftueshëm me mjetet indirekte kërkimit (...) me anë të idiomës së humbur stërgjyshore, e cila është në thelbin e burimit të konceptit të “gjuhës”, siç është përgjithësuar në gjuhësinë e shekullit të 20-të”.[12]

Gradacioni (përshkallëzimi) fonetik, gradacioni semantik dhe gradacioni i perceptimit logjik, jonë elementë që nuk mund të shmangen gjatë aplikimit të metodologjisë së leximit të objektit të shkruar, sepse janë thelbësore në përcaktimit e përkatësisë gjuhësore. Nëse përkatësia gjuhësore e leksikut të mbishkrimit kalon 75 për qind të dokumentit (objektit) të shkruar , kemi të bëjmë me deshifrim gjuhësor e arkeologjik  të “gradës së parë “ (ngjashmëri e plotë). Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me hipotezë, por me tezë të vërtetuar shkencërisht. Në tekstet etruske nuk kemi nevojë as për transkriptim e as për përshtatje. Kemi të bëjmë thjesht me “lexim teksti” me anë të shqipes arkaike gege, megjithëse teksti i takon toskërishtes primitive etruske, ose gjuhës se vjetër të toskanes:

Te ùraat taan na reez ulà në vaxr

(Shqip: Te urtët tan na lan  rrez ul me varrt)

Lautn Veloinas’h eshtla 

( T‘lanat e vethines ne eshtna- [eshtra])

Afunaš  slel eo ca ru te zan guvn

( Afunash a ka ru tuj e zan guvën)

Ri tesn;   šte iš Rašneš i pa ama,

(Shqip: Rri tesh shtre  Rasnes, pa amë

=Ri tesh shtri, pa shpirt)

hen na per hi , i Vethinaouraš araš

(Shqip:hen naper hi [hij]  e Velthinaras art).

(hyn nëpër hijet e vethinaras-art)

Periaš cem ul, mlescul

( Përjasht jemi ul,  - mbledhun (mpleksun)

Zu si enesci epl tu laru auleši,

(Zu ki  Eneshi i eprm [prifti që mban enën e ujit]) 

Veloinaš Arznal clenši 

[Vethonasin Arzal te pastru]

(Klain → ke lajn →klain → cleine)

....etj-etj.... Nga një krahasim i thjeshtë që mund të bëhet, shihet qartë, se kur flasim për gjuhën etruske të Toskanës antike , kemi të bëjmë me të njëjtën gjuhë dhe me të njëjtën gramatike e logjike si ato të gjuhës tokariane....     [13]

Vendi i tretë ku haset gati i njëjti model i toskërishtes primitive është, në Egjipt, pikërisht shkrimet e riteve fetare të koptëve. Ashtu si në shkrimet tokariane, kemi të njëjtin model gjuhe  indoevropiane arkaike  dhe deshifrohen po me sistemin e gegnishtes. Një njohës i mire i gegnishtes mund ti lexoje shkrimet Kopte pa as me të voglën vështirësi. (Marrim një pjesë liturgjike nga shkrimi "Ati Ynë" (Aton)- i gjetur ne Egjipt , dhe e adaptojmë në shqip. Përfundimet janë impresionuese!

Kopt: - “Je peny o at et khen ni fee owi” jep ne gegnisht; "Je pe ni at e kem ni fe, ohi” → “je prej nji ati e ke një fe, ohej”. Kopt: “Maref to o vo en je pekran” - është e njejtë me atë të shqipes: “Mare tu bo e je perkan - ( mbar to bo e je i per kan → Mbar je tu bo e je në drejtimin e duhur) - (Perkan është fjala i konturuar, i plotësuar, - i mbare). Kopt:Ma res ee en je tek met ooro” do të thote ne shqip : Ma rei (mos rrej ) e je për urim = Tregohu i sinqerte që të marrësh urim */oro/ = */Orosh/ (Mirditë) → */na-urosh/ (Hundza-Hilmalaje → Gjuha burrakesh). Kopt: “En ten ko ae vol” - "ne tan kohn a fol" → (E në të gjitha kohët është folur) (Bibla; E para ishte fjala). Fjalia koptike: “En nee e te oo on entan eroa oo” - do të thotë në shqip : “En ni, e ti, oo -en tan erau (brohorasin) - ( e ne  - e ti, - e të tan urrau) .

Gjetja e shkrimeve të toskërishtes primitive dhe deshifrimi i tyre me gegnishten e malësisë, na shpie në një përfundim shkencor të pashmangshëm, që në fillesat e para, toskërishtja dhe genishtja ishin unike (një), por edhe me tej: janë e vetmja gjuhë ende gjallë e dialekteve të ndryshme të gjuhës fillestare paleo-proto -indo-evropiane (P²IE).  Kjo është dhe arsya që në botë ka vetëm tre gjuhë, që zotërojnë të drejtën të kenë sistem shkencor  të personalizuar:  Gjuha sumere, që studiohet nga sumerologjia, gjuha egjiptiane antike që studiohet nga egjiptologjia, dhe gjuha shqipe, që studiohet nga albanologjia. Nuk ekziston as sansktritologjia, as grekologjia as latinologjia, pasi kemi të bëjmë me gjuhë teknike.  Për këtë status special te gjuhës shqipe duhet ti falënderohemi  filozofit gjerman Leibniz dhe sidomos njërit nga gjuhëtarët më të mëdhenj të Botës moderne, gjermanit  Franz Bopp , shkencëtarit që e zbuloi i pari “sistemin gramatik fillestar”, të cilin e mban edhe sot gjuha shqipe,  (versionin geg). Kjo do të thotë se ai gjuhëtar që cenon dhe kërkon të eliminojë gegnishten, sulmon origjinën e toskërishten, dhe shkatërron burimin fillestar te indoevropianishtes. Gjuha shqipe nuk është pasuri e shqiptarëve por pasuri i popujve europine, të cilët kanë udhëhequr historinë që në fillesat e njerëzimit

Deri në procesin tjetërsues të rotacizmit mbi shqipen e jugut, gegërishtja dhe toskërishtja ishin të padallueshme njëra nga tjetra, ose kishte dallime gati të padukshme, thjesht në ngjyrimet e zanoreve. (Shenim: ky artikull është shkëptur nga libri më i fundit i gjuhëtarit Albert V. Nikolla Etimologjia dhe Semantika Strukturale" - Botimet Nacional Tiranë- 2023)


[1] Reinhold, Caroli H. Th. (1855): Noctes Pelasgicae vel Symbolae ad cognoscendas dialectos Graeciae Pelasgicas collatae / Cura Dr. Caroli Heinrici Theodori Reinhold .

[2] Reinhold, Caroli H. Th. (1865): Ιπποκράτης, 460-377 π.Χ. Ιπποκράτης/Κομιδή.Αθήνησι: Τέλεσί τε και τύποις Κ. Αντωνιάδου.

Shënim: Karl Reinhold (1834–1880) ka qenë një fizikant dhe albanolog gjerman nga Mbretëria e Hanoverit. U lind në Göttingen, dhe punoi si kryemjek i marinës së re  të Greqisë menjëherë pasi Princi Otto i Bavarisë u bë mbret i njohur ndërkombëtarisht i këtij shteti. Atje,  ai ra në kontakt me shumë detarë arvanitas, veçanërisht me ata nga ishujt Porja, Nidhra edhe Petsa. Ai mblodhi një sasi te madhe të materialeve te folklorit (rrëfime, këngëve popullore, lojra humoristike, përkthime te biblës me ndihmën, e mikut të tij  Vasil Saqellari (Βασίλης Σακελλάρης), një prift arvanit ortodoks lindur në Poros. Në vitin 1855 ai botoi një volum të vogël me materialet e mbledhura, me titullin « Noctes Pelasgicae” . Mbas vdekjes se Reinholdit, disa nga shënimet e tij ranë në duart e Gustav Meyer, i cili i botoi ato ne Albanesische Studien (1883–1896). Transkriptimet dhe shënimet gramatikore të tij (463 faqe) u botuan edhe ne Tiranë. (2005) me përkthim të Ardian Klosit.

[3] Në gjuhën arvanite: [/*argali/ -punë të detyrueshme ↔ vjen nga */argat/↔dhe */argal(t)/ nga↔në */ar gat/, (në arë gjatë).

[4] The Pennsylvania family tree”[ ] (Figure 1.4- faqe 12) Reprinted by permission of Blackwell Publishing Ltd: Transactions of the Philological Society 100 (2002)”

[5] Ndërkohe Dauglas Adams e quan “fatkeqësi” faktin që ai nul njeh shqipen dhe armenishten në raport me gjuhën tokariane!

[6] Centre de gravité de la famille indo-européenne d’après Mallory (1989 : 176).

[7] The Pennsylvania family tree (Figure 1.4- faqe 12) Reprinted by permission of Blackwell Publishing Ltd: Transactions of the Philological Society 100 (2002)”

[8] Book Title: Alphabet Key To History Of Mankind Author(s): David Diringer

Publisher: Hutchinsons Scientific and Technical Publications Catalog link: https://jainqq.org/explore/007273/1

[9] Tocharian B “Love Poem”- B-496.  Krause and Thomas 1960–64:2.72 & Pinault 2008:32.. Cf. Transcription : J.P. Mallory et Victor H. Mair, “The  Tarim Mummies” : Ancient China and the Mystery of the Early and Peoples from the West (London : Thames & Hudson, 2000), p. 273. 

[10]The Pennsylvania family tree Reprinted by permission of Blackwell Publishing Ltd: Transactions of thë Philological Society 100 (2002).

[11] Pierre Kerszberg “Naissance de la cosmologie relativiste, Séminaire de Philosophie et Mathématiques, page 1-2, fascicule 8  « Naissance de la cosmologie relativiste », 1984, The University of Melbourne ,  Department of History and Philosophy  of Science  Parkville, Vic.3052  Australia

Marie-José Reichler-Béguelin [12] Chapitre 2. La méthode comparative. Problèmes épistémologiques en diachronie linguistique p. 43-64

[13] The “CROSBY-SCHØYEN” Codex, MS in Sahidic on papyrus, Alexandria, Egypt, 3rd c., 52 ff. (-16), 15x15 cm, 2 columns, (10x12 cm), 11-18 lines in a bold large Coptic uncial, 3 decorated cartouches, text 5: single column, 12 lines.

Territori

Tosk mund t'i referohet popullsisë shqiptare toskishtfolëse të Shqipërisë së Jugut dhe nëngrupet e brendshme përfshijnë Myzeqarët e Myzeqesë. Labët e Labërisë dhe çamët e Çamërisë janë nëngrupe të veçanta të shqipes jugore[1] që nganjëherë përfshihen edhe në kategorinë e toskëve për shkak të ngjashmërive etnokulturore dhe dialektore. Arvanitët e Greqisë dhe arbëreshët e Italisë janë kryesisht pasardhës të kolonëve toskëfolës, ashtu si edhe banorët origjinalë të fshatit MandricaBullgarisë. Vetë emri Toskëria përdoret shpesh për të emërtuar pjesë të tëra toskërishtfolëse të Shqipërisë, në ndryshim nga Gegëria veriore.

Toskët në Shqipëri jetojnë treguesisht në jug të lumit Shkumbin. Kjo trevë njihet gjerësisht nga shqiptarët si Toskëri dhe nga të huajt si Toskeria.[2] Termi turk osman, i përdorur gjatë kohës kur Shqipëria përfshihej në perandori, ishte Toskalık që do të thotë tokë e toskëve. Gjatë periudhës së vonë osmane, përveç termit Arnavudluk (Shqipëri) që përdorej për viset shqiptare, emërtimi Toskalık përdorej edhe në dokumente nga osmanët. Në vitet 1880, shqiptarët e përkufizuan rajonin më të gjerë të Toskalık (Toskland) si njësitë administrative osmane të sanxhakut Ergiri (Gjirokastër), Preveza, Berat dhe Janina, pjesë e vilajetit të Janinës (provincë) me Görice (Korçë), Manastir (Bitola) dhe sanxhakët e Elbasanit të vilajetit të Manastirit. Zona më e gjerë e Toskalik ishte e ndarë në tre rajone të veçanta. I pari ishte Toskalık, i dyti Laplık (Labëria) që përbëhet nga zonat Delvine (Delvinë), Avlonja (Vlorë), Tepdelen (Tepelenë), Kurules (Kurvelesh) dhe Ergiri (Gjirokastër). Camlık i tretë (Çamëria) përfshinte zonat e Margalic (Margariti), Aydonat (Paramithi) dhe Filat (Filiates).

Gjuha

Një hartë që tregon folësit toskërisht në ngjyrë të kuqe të ndezur

Toskët flasin toskërishten, një nga dy dialektet kryesore të shqipes.

Në periudhën e vonë osmane, shtresat e larta dhe të mesme të shoqërisë toske, përveçse flisnin shqip, dinin greqisht dhe pak turqishten osmane. Meqenëse kulturat shqiptare dhe greke dominonin në vilajetin e Janinës, në shtëpi ata flisnin shqip, në shkollë greqisht dhe jashtë përdornin shqip ose greqisht dhe shumë më pak në turqishten osmane për shkak të numrit të vogël të zyrtarëve qeveritarë në zonë. Fshatarët shqiptarë të fshatit flisnin kryesisht gjuhën shqipe si gjuhë amtare, veçanërisht nëse ishin myslimanë. Duke qenë se shqiptarët ishin të punësuar në të gjitha nivelet e qeverisjes në vilajetin e Janinës, popullsia vendase që kishte njohuri në gjuhën shqipe mund ta fliste atë gjatë ndërveprimeve të tyre me autoritetet osmane. Me kalimin e kohës fjalët greke janë përfshirë edhe në fjalorin e dialektit toskë. Shqiptarët gegë dhe toskë janë në gjendje të kuptojnë njëri-tjetrin.

Brenda një Shqipërie të pavarur, regjimi komunist shqiptar e bazoi gjuhën standarde shqipe kryesisht në toskërishten. Kjo praktikë është kritikuar, veçanërisht nga Arshi Pipa, i cili pretendonte se ky vendim e privoi gjuhën shqipe nga pasuria e saj në kurriz të gegëve,[3] dhe e quajti gjuhën letrare shqipe si një “monstruozitet” të prodhuar nga udhëheqja komuniste toske e cila pushtoi ushtarakisht Shqipërinë antikomuniste të veriut dhe u imponoi gegëve dialektin e tyre toskërisht.[4] Edhe pse shkrimtarët shqiptarë në ish-Jugosllavi ishin pothuajse të gjithë gegë, ata zgjodhën të shkruanin në toskërisht për arsye politike. Ky ndryshim i gjuhës letrare ka pasoja të rëndësishme politike dhe kulturore, sepse gjuha është kriteri kryesor për vetëidentifikimin e shqiptarëve. Me gjithë përpjekjet për njësimin e gjuhës shqipe në disa raste gegët nga viset e thella veriore nuk mund të bisedojnë me toskët nga jugu i mëtejshëm.

Feja

Fillimisht popullsia e Shqipërisë ishte e krishterë ortodokse, por në mesin e shekullit të 13-të gegët u konvertuan në katolicizëm.[5] Megjithëse shumë toskë mbetën të krishterë ortodoksë, ndjenja e ndarjes së fortë midis shqiptarëve katolikë dhe shqiptarëve ortodoksë nuk u zhvillua deri në mesin e shekullit të 18-të.[6] Shumica e toskëve janë ose të krishterë ortodoksë ose bektashi në sfond.[7] Ortodoksët janë më mbizotërues në rajonet rreth Gjirokastrës, rreth Leskovikut dhe në rajonin e Myzeqesë (që përfshin zonat rreth Fierit, Kuçovës dhe Lushnjës) dhe në rajonin e Dangëllisë (rreth Përmetit) ndërsa bektashinjtë dhe janë më të përqendruar rreth Vlorës, Tepelenë, Mallakastër, Pogradec dhe në Skrapar, Ersekë dhe Gramsh. Sekte të tjera të Islamit janë të pranishme gjithashtu, me sunitë të pranishëm kryesisht në qytete dhe në rajonet e largëta lindore (veçanërisht në Maqedoni dhe Devoll) ndërsa ka edhe Halveti në Berat. Megjithatë, pothuajse në të gjitha këto zona, të krishterët, bektashinjtë dhe nganjëherë sekte të tjera të myslimanëve jetojnë krah për krah. Të krishterët dhe myslimanët historikisht (rreth kohës së rënies së Perandorisë Osmane) ishin të shpërndarë pothuajse në mënyrë të barabartë në rrethin e Korçës dhe në zonën brenda dhe përreth qyteteve të Beratit dhe Lushnjës.

Si rezultat i sundimit komunist, shumica e toskëve nuk janë fetarë dhe një popullsi kryesisht jofetare dhe laike mbetet e përhapur në pjesën më të madhe të Shqipërisë së Jugut.

Referime

  1. ^ Kretsi, Georgia (2002). "The Secret Past of the Greek-Albanian Borderlands. Cham Muslim Albanians: Perspectives on a Conflict over Historical Accountability and Current Rights". Ethnologia Balkanica (në anglisht) (6): 173. "In historical literature the Chams are thought to form one of the four Albanian tribes (the Labs, Tosks and Gegs are the other three)."
  2. ^ Elsie, Robert (19 mars 2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 450. ISBN 978-0-8108-7380-3. The territory of the Tosks is poetically referred to as Toskeria.
  3. ^ Canadian review of studies in nationalism: Revue canadienne des études sur le nationalisme, Volume 19 (në anglisht). University of Prince Edward Island. 1992. fq. 206. Marrë më 10 janar 2012.
  4. ^ Canadian review of studies in nationalism: Revue canadienne des études sur le nationalisme, Volume 19 (në anglisht). University of Prince Edward Island. 1992. fq. 207. Marrë më 10 janar 2012.
  5. ^ Leften Stavros Stavrianos (janar 2000). The Balkans Since 1453 (në anglisht). C. Hurst & Co. Publishers. fq. 498. ISBN 978-1-85065-551-0. Marrë më 17 korrik 2013. Religious differences also existed before the coming of the Turks. Originally, all Albanians had belonged to the Eastern Orthodox Church... Then the Ghegs in the North adopted in order to better resist the pressure of Orthodox Serbs.
  6. ^ Ramet, Sabrina P. (1998). Nihil Obstat: Religion, Politics, and Social Change in East-Central Europe and Russia (në anglisht). Duke University Press. fq. 202. ISBN 0-8223-2070-3. ....the sense of true separation between Catholic Albanians and Orthodox Ablanians dates only from the mid-eighteenth century.
  7. ^ Merdjanova, Ina (21 mars 2013). Rediscovering the Umma: Muslims in the Balkans Between Nationalism and Transnationalism (në anglisht). Oxford University Press. fq. 150. ISBN 978-0-19-996403-1. ... Ghegs are mostly Sunni Muslims,..., while Tosks are predominantly Bektashis and Orthodox Christians....